Arian Fetishaj: Nikol Merizaj dhe Kledi Kadiu, dy talentet shqiptare në Lojërat Olimpike

Noti shqiptar do të përfaqësohet në “Tokio 2020” me dy notarë të talentuar: Kledi Kadiu dhe Nikol Merizaj


Nga Arian Fetishaj, trajner noti

Kanë kaluar 29 vjet, qysh nga “Barcelonë 1992”, kur noti shqiptar u prezantua për herë të parë në Lojërat Olimpike, kur Frank Leskaj shkroi emrin në histori si notari i parë që garonte në aktivitetin më të madh sportiv në glob.

Kreshnik Gjata dhe Rovena Marku përfaqësuan Shqipërinë në “Athinë 2004”, ndërsa Sidni Hoxha dhe Rovena Marku notuan në pishinat olimpike të “Pekin 2008”. Në kryeqytetin e Anglisë, në “Londër 2012” garuan Noel Borshi dhe Sidni Hoxha. Në “Brazil 2016” mbrojtën ngjyrat kuqezi notarët Sidni Hoxha dhe Nikol Merizaj.

Tani është radha e “Tokio 2020”!

Noti shqiptar do të përfaqësohet me dy notarë të talentuar: Kledi Kadiu (merr pjesë për herë të parë në Lojërat Olimpike) dhe Nikol Merizaj (për herë të dytë, pas “Brazil 2016”).

Notari Kledi Kadiu
Notarja Nikol Merizaj

Dy notarët më të mirë për momentin në Shqipëri shkojnë në Olimpiadë me rezultate të përmirësuara vit pas viti. Kanë qëndrushmëri në rezultate, seriozitet në stërvitje, por edhe me objektiva personale dhe me suksese ndërkombëtare në garat ku ata kanë marrë pjesë.

Në Olimpiadën e Japonisë do të marrin pjesë “më të mëdhenjtë  e më të mëdhenjve” nga e gjithë bota.

Të garosh kundër tyre edhe në bateritë eliminatore është një arritje e madhe, pasi rivaliteti me ta, eksperienca që fiton është shumë e rëndësishme t’u transmetohet jo vetëm notarëve tanë në garë, por edh një përvojë që do t’u përcillet më të rinjve.

Pjesëmarrja në Lojërat Olimpike është një ëndërr për çdo sportist.

Dhe kështu po e përjetojnë Nikol dhe Kledi në “Tokio 2020”.

Jam i bindur se do të japin më të mirën e tyre dhe do ta na emocionojnë me garat që do të zhvillojnë në Lojërat Olimpike!

Trajneri i notit, Arian Fetishaj

NOTARËT PJESËMARRËS NË LOJËRAT OLIMPIKE

“Barcelonë 1992”

Frank Leskaj

50 stil i lirë – koha 24.72 – vendi i 50 nga 75 notarë
100 stil i lirë – koha 55,60 – vendi  i62 nga 75 notarë
100 bretkosë – koha 1.14.28 –  vendi i 56 nga 59 notarë

“Atlanta 1996”
(nuk kemi përfaqësim të notit)

“Sidney 2000”
(nuk kemi përfaqësim të notit)

“Athinë 2004”
Kreshnik Gjata: 50 stil i lirë
Koha: 26.61 – Vendi i 66 nga 83 notarë

Rovena Marku: 50 stil i lirë
Koha: 30.51 – vendi i 60 nga 73 notarë

“Pekin 2008”
Sidni Hoxha: 50 stil i lirë
Koha 24.56 – vendi i 63 nga 97 notarë

Rovena Marku: 50 stil i lirë
Koha: 28.15 – Vendi i 58 nga90 notarë

“Londër 2012”

Noel Borshi: 100 flutur
Koha: 1.05.49 – Vendi i 40 nga 42 notarë

Sidni Hoxha: 100stil i lirë
Koha: 51.11 –  Vendi i 37 nga 60 notarë

“Brazil 2016”

Sidni Hoxha: 50 stil i lirë
Koha: 22.80 – Vendi i 41 nga 85 notarë

 Nikol Merizaj: 100stil i lirë
Koha: 59.99 – Vendi i 43 nga 48 notarë

“Tokio 2021”

Kledi Kadiu: 100 stil i lirë
Rezultati personal më i mirë: 51.62

Nikol Merizaj: 50stil i lirë
Rezultati personal më i mirë: 26.57 (koha me e mire)

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…