FC Lushnja, kampione e Kategorisë së Parë U-19

FC Lushnja është shpallur kampione Kategoria e Parë e moshës U-19, sezoni 2020-2021


Kategoria e Parë e moshës U-19 ka dhënë verdiktet e sezonit 2020-2021. FC Lushnja është shpallur kampione e kësaj grupmoshe pasi mundi Vorën me rezultatin 2-1 në ndeshjen e fundit të fazës play-off, që u luajt në kompleksin “Internacional” në Pezë Helmes. Ka qenë një sfidë mjaft emocionuese që është zgjidhur vetëm në minutat e fundit.

Skuadra lushnjare u rendit e para me 12 pikë të grumbulluara në 5 ndeshjet e play-off-it, ku morën pjesë 6 skuadrat e renditura në 2 vendet e para të tre grupeve të Kategorisë së Parë U-19.

Në përfundim të ndeshjes nga FSHF u organizua edhe ceremonia e dorëzimit të trofeut, që iu dorëzua ekipit kampion FC Lushnja.

Në ndeshjen tjetër KF Bylis – Durrësi 04 të luajtur po në kompleksin “Internacional Tirana” gjithçka u mbyll në barazim 1-1, rezultat që i dha mundësi 19-vjeçarëve ballshiotë të renditen në vendin e dytë me 11 pikë, ndonëse ishin në lojë edhe për të rrëmbyer vendin e parë nëse do të merrnin tre pikët.

Gjithsesi, KF Bylis së bashku me FC Lushnjën do të luajnë sezonin e ardhshëm në Kategorinë Superiore të moshës U-19.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…