Marina Granovskaia zyrtarizon Armando Brojën te Chelsea!

Armando Broja ka nënshkruar një kontratë të re pesëvjeçare me Chelsea-n, që e ktheu në Londër pas një vitit huazim në Eredivisie.


Tashmë është zyrtare: Armando Broja ka nënshkruar një kontratë të re pesëvjeçare me Chelsea-n, që e ktheu në Londër pas një vitit huazim në Eredivisie.

19-vjeçari i përfaqësueses shqiptare la përshtypje shumë të mira gjatë përvojës së tij me Vitessen në elitën e futbollit holandez, duke spikatur me 10 gola në 30 ndeshje të kampionatit. Për këtë arsye, stafi teknik i Chelsea-t ka vendosur t’i japë një shans në ekipin e parë. Gjithsesi, në varësi të zhvillimeve në merkato, Broja mund të huazohet sërish.

Për zyrtarizimin e rinovimit të sotëm, në klub ishte e pranishme vetë “zonja e hekurt” e klubit londinez, Marina Granovskaia, ajo e cila ka ndërtuar Çelsin fitues të Ligës së Kampioneve.

“Jam me të vërtetë shumë i lumtur që po nënshkruaj kontratën e re me Chelsea. Meqenëse kam qenë pjesë e akademisë, për mua ishte moment i veçantë debutimi me ekipin e parë vitin e kaluar, para se të huazohesha te Vitesse. Dua të vazhdoj mbi këto baza dhe me të vërtetë pres që të përparoj dhe të lë gjurmë te Chelsea vitet që do të vijnë”, tha Broja për faqen zyrtare të klubit.

19-vjeçari u afrua në skuadrën e parë nga ish-trajneri, Frank Lampard, në mars të vitit të kaluar, kundër Evertonit, në Premier League. Ai u aktivizua në fund të takimit të fituar 4-0 në vend të Giroud. Pikërisht pas kësaj ndeshjeje, kampionati u ndërpre për shkak të pandemisë së Koronavirusit.

Gjatë sezonit 2020-21 Broja u huazua te Vitesse për të patur më shumë minuta në këmbë. Sulmuesi i Shqipërisë spikati në ekipin holandez, duke arritur numër dyshifror golash.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…