Ze Maria: Italia e Roberto Mançinit, një skuadër ëndrrash!

Ish-trajneri i Tiranës, braziliani Ze Maria, gjatë një interviste për “Tring” vlerësoi me nota maksimale kampionët e Euro 2020.


Nga Molgen Balena, “Tring”

Ish-trajneri i Tiranës, braziliani Ze Maria, një njohës shumë i mirë i futbollit italian, pasi ka luajtur për Parmën, Peruxhian dhe mbi të gjitha me Interin, pikërisht si shok skuadre me Roberto Mançini  në sezonet 2004-2006, gjatë një interviste të dhënë për platformën digjitale “Tring” vlerësoi me nota maksimale fitimin e Euro 2020 nga Kombëtarja e Italisë, e drejtuar nga Mançini.

***

Ze Maria, ju përshëndesim nga Tirana. Besojmë se jeni i kënaqur për Italinë kampione apo jo?

– Përshëndetje, përshëndetje. Është një kënaqësi që kam mundësinë të flas sërish me ju.. Unë jam shumë i kënaqur, sepse e dini që Italia është shtëpia ime. Dhe t’i shikosh në finale  duke fituar, pas shumë kohësh dhe mbi të gjitha duke luajtur futboll të bukur, është  spektakël i vërtetë.

Mendoni se ishte fitore e merituar?

– Po, besoj se është e merituar. Sepse Italia nuk është përgatitur vetëm tani për këtë Europian. Është përgatitur edhe më parë. Kam qenë për të shikuar disa stërvitje të Mançinit në Koverciano në 2019-n. Dhe ka bërë një punë fantastike. Ai është një trajner i madh, që ka bërë bashkë një grup lojtarësh të mëdhenj, të cilët janë bërë skuadër. Tashmë edhe fituese. Thjesht kaq!

A shihnit si favorite që në fillim, apo kishte të tjera skuadra më të forta?

–  Italia duhet pranuar qe në fillim nuk ishte mes favoritëve… . Ishin Franca, Belgjika, Gjermania apo Portugalia… ishin pak a shumë këto skuadrat favorite për Evropianin. Megjithëse ishin këto, që përmendeshin si fituese të mundshme, nga ana tjetër Italia u shfaq si një skuadër spanjolle e disa viteve më parë. Me një lojë shumë të bukur, sulmuese, të cilës i shtoi edhe një mbrojtje mjaft, mjaft të fortë. Skuadra e Mançini ishte shumë e fortë.  Shumë konkrete. Si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm, me lojtarë shumë cilësorë.

Ju e njihni direkt Mancinin si trajner. Si do ta konsideronit punën e tij te kjo kombëtare kampione e Evropës?

– Unë jam vërtet i kënaqur për atë që ka bërë mister Mancini. Ka qenë trajneri im tek Interi. Është një mik… një njeri që kupton shumë nga futbolli. Dhe me ato lojtarë që kishte bëri vërtet një punë fantastike. Në fushë u shfaq një skuadër konkrete, me një mbrojtje të stilit të vjetër italian, që pësoi fare pak gola. Kielini dhe Bonuçi mund të them se bënë diferencën. Praktikisht janë dy mjeshtra në atë që bëjnë. Ndërsa them mendoj që nga mesfusha e lart luajtën në mënyrë braziliane… le të themi. Zhorzhinjo, Barela e Verrati janë mesfushorë me shume cilësi dhe volum loje. E pastaj përpara, Kieza e Insinje që bënë mjaft mirë, si dhe Imobilen ai  finalizuesi sulmues i skuadrës, pavarësisht se nuk arriti të shënojë shume. Të gjithë në kompleks patën rendimentin e duhur. Mendoj se ishte një mrekulli të shihje Italinë duke luajtur. Me vjen keq për Spinacolan që u dëmtua, pasi ishte vërtet në një formë të mirë. Madje sipas meje duhet të vlerësohej si lojtari më i mirë i Evropianit, bashkë me Zhorzhinjon. Por fatkeqësisht u dëmtua…

– Mancinin e keni pasi edhe si kundërshtar, para se ta kishit trajner. Çfarë cilësie mendoni se ka pasur si futbollist që e ka ruajtur edhe tani si teknik?

– Unë e kam pasur si kundërshtar disa herë, kur luaja me Parmën dhe Peruxhian. Ai si futbollist ishte special, një lojtar ndryshe nga të gjithë të tjerët. Aq më tepër që konsiderohet një nga më të mëdhenjtë në Itali. Dallohej për mentalitetin e tij sulmues, për karakterin dhe mbi të gjitha për rolin e tij si lider në fushë. Gjë që e ka treguar edhe tani si trajner. Ishte 42 vjeç kur mori drejtimin e Interit dhe diti ta rikthejë pas shumë kohësh në rrugën e suksesit. Brenda dy vitesh me Interin, ku isha edhe unë, fituam shumë. Njësoj siç besoj se do bëjë edhe me Italinë.

Faleminderit mister dhe ju presim në Tiranë…

-Faleminderit! Përqafime dhe shihemi së shpejti!

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…