Brahim Diaz, fantazisti me numër 10 i Milanit

Mesfushori spanjoll është rikthyer sërish në Milano dhe këtë herë ka firmosur për dy sezone.


Brahim Diaz rikthehet të veshë fanellën e Milanit. Pas sezonit të kaluar, kur ishte pjesë e kuqezinjve, i huazuar nga Reali i Madridit, fantazisti spanjoll është rikthyer sërish në Milano dhe këtë herë ka firmosur për dy sezone.

Futbollisti mbërriti në Milano të shtunën dhe kreu edhe vizitat mjekësore, teksa vetëm pasditen e sotme Milani ka bërë prezantimin zyrtar, duke zbuluar se këtë herë Diaz do të mbajë mbi shpinë fanellën me numër 10, të cilën e la bosh turku Hakan Calhanoglu.

Rikthimi i Diaz është bërë sërish me formulën e huazimit, këtë herë për dy sezone, për të cilat Milani do të paguajë 3.5 milionë euro dhe më pas verën e 2023-shit mund të ushtrojë të drejtën e blerjes për një shifër totale prej 22 milionë eurosh.

Brahim Diaz luajti 39 ndeshje sezonin e kaluar me Milanin dhe ia doli të shënojë 7 gola, ndërsa këtë vit do të ketë misionin të luajë pas sulmuesve, një rol që më herët e ka bërë turku Calhanoglu.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…