Dy miqësoret me Izraelin, testi i duhur për Shqipërinë U-19 para ndeshjes me Francën

Ndeshja e parë me përfaqësuesen izraelite do të luhet më 3 shtator, e dyta më 5 shtator.


Shqipëria e 19-vjeçarëve, e drejtuar nga trajneri Armando Cungu, do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj bashkëmoshatarëve të Izraelit më 3 dhe 5 shtator, në kuadër të përgatitjeve që kuqezinjtë do të zhvillojnë përpara “Qualifying Round”. Kuqezinjtë e Cungut janë shortuar në Grupin 7 së bashku me Francën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut me ndeshjet që do të luhen në Shqipëri në datat, 10, 13 dhe 16 nëntor.

Zyra e shtypit në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se dy federatat respektive kanë rënë dakord që të dyja ndeshjet të zhvillohen në Shqipëri. Ndeshja e parë do të luhet në mbrëmjen e 3 shtatorit ndërsa ndeshja e dytë do të zhvillohet paraditen e datës 5, duke parë që skuadra izraelite do të largohet nga vendi po atë ditë. Kuqezinjtë do të zhvillojnë një grumbullim një javor me qëllim harmonizimin e skuadrës në prag të ndeshjeve kualifikuese që do të kenë një muaj më pas.

Shqipëria U-19 këtë vit ka zhvilluar disa seleksionime dhe grumbullime në të cilat trajneri Cungu ka pasur mundësi të shikojë një pjesë të madhe të lojtarëve që luajnë brenda dhe jashtë vendit, si dhe zhvilloi dy ndeshje miqësore me 19 vjeçarët e Kosovës ku në ndeshjen e parë u mundën minimalisht 1-0 dhe në të dytën triumfuan 3-0 duke treguar cilësitë e tyre./ FSHF.org/

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…