Enciklopedia e Saimirit: Mario Alberto Kempes, “Lushnjari” kampion bote!

Per publikun shqiptar, argjentinasi Mario Kempes mbahet mend per aventuren e tij disa mujore si trainer i Traktorit te Lushnjes


Nga Saimir Z. Kadiu

Lindi me 15 korrik 1954 ne Bell Ville, Córdoba. Babai i tij Mario Quemp ishte me prejardhje gjarmane, ndersa nena Teresa Chiodi ishte italiane.

Kampioni i Botes i vitit 1978 eshte nje nga lojtaret me te rendesishem argjentinas te viteve 70’.
Ne Boterorin argjentinas (1978), Kempes u shpall Lojtari me i mire i turneut, Golshenuesi me i mire (6 gola) dhe Kampion i Botes.
Vetem Garincha ne Kupen e Botes te vitit 1962 dhe Paolo Rossi ne Kupen e Botes 1982 kishin fituar tre tituj te tille brenda nje turneu te Kupes se Botes.
Ne ekipin argjentinas te boterorit 1978 ishte i vetmi lojtar qe nuk luante ne Argjentine.
Gjithashtu lojtari argjentinas ka fituar “South American Footballer of the Year”, “Onze d’Or European footballer of the Year”, dhe World Cup Golden Ball ne 1978.


Ka luajtur me se 618 ndeshje ne nivel klubi ku ka shenuar 334 gola.
Gjate kohes qe luante per Valencian ne La Liga per dy vite ka qene golshenuesi me i mire i liges spanjolle ( 1976-1977 : 24 gola dhe 1977-1978: 28 gola) . Per Valencian ne te gjitha kompeticionet ne 184 takime shenoi 116 gola.
Me Valencian fitoi Copa del Rey (1978–79), Kupen e Kupave te Evropes (1979-1980) dhe Superkupen Evropiane (1980)
Me perfaqesuesen argjentinase ka luajtur 43 ndeshje (20 gola).
Ka debutuar me 23 shtator 1973, ne La Paz kunder Bolivise (1-0)
Eshte pjesemarres ne tre Kupa Bote ( 1974, 1978,1982) ku ka luajtur 18 ndeshje (6 gola).
Ne vitin 2015 eshte perfshire ne formacionin simbolik “albiceleste ” me te mire te te gjithe koherave ne vijen sulmuese bashke me Messin dhe Batistuten.

Kempes eshte vleresuar # 23 ne listen e futbollisteve me te mire te shekullit XX per Ameriken e Jugut, ne nje liste (sipas IFFHS) qe kryesohet nga Pele (220 vota), Maradona (193 vota) dhe Di Stefano (161 vota).
Ne kete liste Kempes (15 vota) eshte i gjashti argjentinas me i madh i shekullit pas Maradones (193), Di Stefanos (161), Morenos (82), Pederneras (24) dhe Sivori (19).

Kempes ben pjese ne listen e 125 futbollisteve me te medhenj te pergatitur nga Pele ne 100 vjetorin e FIFA-s (2004).
Ai eshte ne kete liste bashke me bashkepatriotet e tij:


Alfredo Di Stefano, Daniel Passarella, Diego Maradona, Gabriel Batistuta, Hernan Crespo, Javier Saviola, Javier Zanetti, Juan Sebastian Veron, Mario Kempes, Omar Sivori.


Per publikun shqiptar mbahet mend edhe per aventuren e tij disa mujore si trainer i Traktorit te Lushnjes (financuar nga firma e fajdeve “Xhaferri”) ne sezonin 1996-1997, por u qe largua bashke me te vellain e tij ne menyre klandestine nga Shqiperia gjate kaosit te vitit 1997, pas renies se firmave piramidale.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…