Historia shqiptare në Lojërat Olimpike:  “MUNIH 1972”, nga flamurmbajtësja Tusha, te rekordi i Pampurit

Historia olimpike e Shqipërisë, nga pjesëmarrja e parë “Munih 1972”, tek ajo e fundit “Tokyo 2020”. Speciale me 9 pjesë.


Nga Dash Frashëri, botues i Tifozet.al

Shqipëria ka marrë pjesë për herë Lojërat Olimpike në “Munih 1972” (Gjermani).

Ajo nuk morri pjesë në 20 vitet e ardhshme, më shumë për arsye politike (absurde) nga regjimi komunist.

Rikthimi i vendit tonë në Lojërat Olimpike daton në vitin 1992, pas ndryshimeve demokratike në “Barcelona 1992” (Spanjë).

Më pas vijon rregullisht me: “Atlanta 1996” (SHBA), “Sidnej 2000” (Australi), “Athinë 2004” (Greqi), “Pekin 2008” (Kinë),  “Londër 2012” (Angli),  “Rio 2016” (Brazil)  dhe tani në “Tokyo 2020” (Japoni)

Në total ka 68 pjesëmarrje në nëntë Olimpiadat ((përfshirë edhe “Tokyo 2020), duke marrë pjesë në shtatë sporte të ndryshme, ku vetëm peshëngritja është përfaqësuar në të gjitha pjesëmarrjet. Rekordin e pjesëmarrjes e mban “Londër 2012” me 12 sportistë.

Klodiana Shala mban dhe rekordin përsa i përket pjesëmarrjeve, me katër të tilla: “Sidnej 2000”, “Athinë 2004”, “Pekin 2008” dhe “Londër 2012”, por në Lojërat britanike atletja u tërhoq pa e kryer garën. Emri i saj u fshi dhe nga databaza e Olimpiadës, kështu që zyrtarisht ajo është pjesëmarrëse në tri të tilla.

Nëntë sportistë (përfshirë edhe “Tokyo 2020) kanë marrë pjesë nga dy herë: qitëset Enkelejda Shehu dhe Diana Mata; peshëngritësit Ilirjan Suli e Gerti Trasha, notarët Rovena Marku, Sidni Hoxha dhe Nikol Merizaj, mundësi Sahit Prizreni, hedhësi i çekiçit Dorian Çollaku, atletja Luiza Gega dhe atleti i kërcimit së gjati, Izmir Smajlaj.

Për fatin tonë të keq, nuk kemi mundur të fitojmë asnjë medalje, teksa vendin më të mirë e ka zënë peshëngritësi Ilirjan Suli, i 5-ti në “Sidnej 2000”, në Australi.

“MUNIH 1972”

Shqipëria mori pjesë për herë të parë në Lojërat Olimpike, në “Munih 1972”, të zhvilluara në Gjermaninë Perëndimore, më 26 gusht deri 11 shtator 1972.

Vendi ynë u përfaqësua më pesë sportistë, katër meshkuj (Beqir Kosova, Ymer Pampuri, Fatos Pilkati, Ismail Rama) dhe një femër (Afërdita Tusha).

Flamurmbajtëse e delegacionit shqiptar është Afërdita Tusha.

Olimpistët tanë u përfaqësuan në dy sporte: katër në qitje, dhe një në peshëngritje. Qitësi Ismail Rama ishte dhe sportisti më i vjetër pjesëmarrës, 36 vjeç e 300 ditë.

Në këtë Olimpiadë, peshëngritësi ynë 28-vjeçar, Ymer Pampuri, i cili garoi në peshën 60 kg, shkaktoi surprizën më të madhe, duke udhëhequr Lojërat Olimpike, në stilin e forcës, madje theu edhe rekordin botëror në stilin e forcës duke ngritur 127.5 kg.

Në fakt, në atë kohë, në Shqipëri praktikohej vetëm stili i forcës, dhe jo ato në shkëputje (90 kg) dhe në shtytje (125 kg), kështu që Pampuri, që punonte në Shqipëri, si një kloun cirku, nuk kishte eksperiencë në ato stile, duke zënë përfundimisht vendin e 9-të nga 14 sportistë, duke ngritur në total 342.5 kg.

Medaljen e artë e mori bullgari Norayr Nurikyan me 402.5 kg, që vendosi dhe një rekord të ri botëror. Qitësi Ismail Rama zuri vendin e 22-të nga 101 sportistë, duke grumbulluar 594 pikë në 50 metra pushkë me kalibër të vogël.

Po në këtë garë, qitësi Beqir Kosova zuri vendin e 66-të nga 101 sportistë, duke grumbulluar 578 pikë. Kampioni koeranoverior, Li Jo-Hun, grumbulloi 599 pikë nga 600 të mundshmet.

Qitësi Fatos Pilkati zuri vendi e 24-t nga 59 sportistë, në 50 metra pistoletë, duke grumbulluar 546 pikë.

Qitësja Afërdita Tusha u rendit e 51-ta nga 59 qitës, duke grumbulluar 522 pikë, por në një garë unike për të, dhe ndoshta në botë, pasi ajo ishte e vetmja femër në atë garë ku 58 të tjerët ishin meshkuj!

Në këtë garë, kampion doli suedezi Ragnar Sanaker (572 pikë).

Në “Munih 1972” morën pjesë 7113 sportistë (6053 meshkuj dhe 1060 femra), nga 121 vende. Më shumë medalje grumbulloi Bashkimi Sovjetik (99).


Vijon me “BARCELONA 1992”…

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…