Turi i tretë i Conference League: Laçi, Vllaznia dhe Partizani njohin rivalët nëse kualifikohen!

Klubet shqiptare që kanë kaluar me sukses raundin e parë të UEFA Conference League, Laçi, Vllaznia dhe Partizani janë njohur ditën e sotme me kundërshtarët e turit të tretë, në rast të një kualifikimi të mundshëm.


Klubet shqiptare që kanë kaluar me sukses raundin e parë të UEFA Conference League, Laçi, Vllaznia dhe Partizani janë njohur ditën e sotme me kundërshtarët e turit të tretë, në rast të një kualifikimi të mundshëm.

Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës ka vendosur përballje interesante, me ekipin e Laçit që do të përballet me Anderlehtin nëse kalon me sukses rumunët e Universitatea Craiova. Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro siguroi kalimin në raundin e dytë pasi mundi malazezët e Podgoricës.

Ndërkohë, ekipi i Partizanit do të gjejë në ndeshjen e radhës fituesin që do të përcaktohet nga sfida Ujpest – Vaduz, në rast se mundin zvicerianët e Baselit. Në raundin e parë, të kuqtë fituan të dyja ndeshjet që luajtën kundër Sfintulit.

Për shkodranët e drejtuar nga Thomas Brdaric, shorti ka përcaktuar të luajnë përballë fituesit që do të dalë nga ndeshja Qarabağ – Ashdod  Fillimisht Vllaznisë i duhet të kalojë qipriotët e Limassol-it.

Edhe ekipi i Teutës është njohur me kundërshtarin e mundshëm, pas eliminimit në raundin e parë të UEFA Champions League nga Sherif Tiraspoli. Kështu, nëse ekipi durrsak do të kalojë skuadrën e Inter Club D’Escaldes, do të luajë kundër ekipit irlandez të Shamrok.

Skuadrat shqiptare kanë nisur përgatitjet prej ditësh, teksa ndeshjet e para të raundit të dytë do të luhen më 22 korrik, ndërsa ndeshjet e kthimit do të luhen me 27 korrik (Teuta) dhe 29 korrik.

Ndeshjet e para të turit të tretë do të luhen më 5 gusht ndërsa ndeshjet e kthimit më 12 gusht./FSHF.org/
Përballjet e mundshme në rast kualifikimi në raundin e tretë:

Újpest (Hungari) / Vaduz (Liehtenshtejn) vs Basel (Zvicër) / Partizani (ALB)

Limassol (Qipro) / Vllaznia (Shqipëri) vs Qarabağ (Azerbajxhan) / Ashdod (Izrael)

Universitatea Craiova (Rumani) / Laçi (Shqipëri) vs Anderlecht (Belgjikë)

Shamrok Rovers  vs Inter Club d’Escaldes (Andorra) / Teuta (Shqipëri)

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…