Armand Duka: I dashur Elsi, vlerat e tua do të triumfojnë përballë dhunës që nuk kanë asnjë lidhje me futbollin!

Presidenti i FSHF, Armand Duka mesazh mbështetës – në dy gjuhë: shqip dhe italisht – për Elseid Hysaj


Presidenti i FSHF, Armand Duka ka përcjellë një mesazh mbështetës – në dy gjuhë: shqip dhe italisht – për futbollistin e Kombëtares kuqezi Elseid Hysaj, aktualisht lojtar i Lazios në Itali, i cili ditët e fundit është bërë çështje në Itali pasi po sulmohet nga ultrasit ekstremistë lacialë..

Duka e këshillon Hysajn të vijojë punën dhe të stërvitet për të dhënë më të mirën tek Lazio, pasi fakti që ka kënduar një këngë jo të pëlqyeshme nga ultrasit, nuk ua jep atyre të drejtën të vënë në dyshim personalitetin e tij.

Për Presidentin e FSHF-së sulmet ndaj Hysajt janë dhunë verbale e idiologjike dhe nuk kanë për të triumfuar ndaj tij pasi s’kanë asnjë lidhje me futbollin.

STATUSI NGA ARMAND DUKA

I dashur Elsi,

Ti je dhe do të mbetesh jo vetëm një futbollist i mrekullueshëm, por edhe një personalitet i botës së futbollit. Fakti që ke kënduar një këngë, as e cënon e as i jep të drejtë askujt që të vër në dyshim personalitetin tënd.

Jam koshient se vlerat e tua do të triumfojnë përballë dhunës verbale e idiologjike, që nuk kanë asnjë lidhje me futbollin dhe vlerat e këtij sporti magjik.

Vazhdo puno e stërvitu, jep më të mirën tënde siç ke bërë gjithmonë. Ne të gjithë të duam e të mbështesim.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…