Historia shqiptare në Lojërat Olimpike: “SIDNEJ 2000”, peshëngritësi Ilirjan Suli i pesti në botë

Historia olimpike e Shqipërisë, nga pjesëmarrja e parë “Munih 1972”, tek ajo e fundit “Tokyo 2020”. Speciale me 9 pjesë.


Nga Dash Frashëri, botues i Tifozet.al

Shqipëria ka marrë pjesë për herë Lojërat Olimpike në “Munih 1972” (Gjermani). Pas 20 vitesh mungesë, më shumë për arsye politike (absurde) nga regjimi komunist, rikthimi i vendit tonë në Lojërat Olimpike daton në vitin 1992, në “Barcelona 1992” (Spanjë). Më pas vijon pjesëmarrja rregullisht me: “Atlanta 1996” (SHBA), “Sidnej 2000” (Australi), “Athinë 2004” (Greqi), “Pekin 2008” (Kinë), “Londër 2012” (Angli), “Rio 2016” (Brazil) dhe tani në “Tokyo 2020” (Japoni).

“SIDNEJ 2000”

Shënon numrin më të vogël të sportistëve, me të cilët Shqipëria ishte prezantuar ndonjëherë në Lojërat Olimpike: vetëm 4, dy meshkuj (peshëngritësi Ilirjan Suli dhe atleti Oltion Luli), si dhe dy femra (qitësja Diana Mata dhe atletja Klodiana Shala).

Flamurmbajtës është peshëngritësi Ilirjan Suli.

Pikërisht në këtë Australinë e largët, Shqipëria regjistron edhe suksesin më të mirë në Lojërat Olimpike”: vendi i pestë i peshëngritësit Ilirjan Suli, i cili në dygarësh ngriti 355 kg.

Në Kampionatin Europian, Ilirjan Suli kishte zënë vendin e 3-të me 306 kg, duke qenë dhe shpresa e madhe e Shqipërisë.

Nga vendi i 14-të në “Atlanta 1996” (në peshën 77 kg), Ilirjan Suli, tashmë më i pjekur (24 vjeç) zuri vendin e pestë në “Sidnej 2000”, nga 17 sportistë, duke ngritur 355 kg (162.5 kg shkëputje/ 192.5 kg shtytje). Në këtë garë, shqiptari i natyralizuar si grek, Viktor Mitro (alias Viktor Mitrou) zuri vendin e dytë (medalje e argjendtë) me 367.5 kg në dygarësh (rekord olimpik), por që e humbi medaljen e artë, për shkak të peshës trupore më të madhe sesa Zhang Zugang (po 367.5 kg).

Rezultatet e tjera jo shumë pozitive.

Qitësja Diana Mata u rendit në vendin e 21-të nga 45 sportiste, në 10 m pistoletë me ajër (378 pikë, vendi i parë kinezja me Tao Luna me 488.2 pikë: 388+100.2). Në 50 metra pistoletë sportive, Diana Mata zuri vendin e 11-të nga 42 sportiste, duke grumbulluar 579 pikë.

Atletja Klodiana Shala mori pjesë në garën e 400 metrave, duke mos u kualifikuar në çerekfinale. Ajo zuri vendin e fundit në baterinë 5, me kohën 56 sekonda e 41 të qindtat, dhe të 49-tin në total nga 55 atlete.

Sprintieri shqiptar i 100 metrave, Oltion Luli, regjistroi kohën 11.08 sekonda (i parafundit në baterinë e tij), duke u eliminuar qysh në raundin e parë, por duke lënë pas 13 atletë, e duke u renditur në vendin e 83-të. Moris Grin i Shteteve të Bashkuara të Amerikës fitoi medaljen e artë me 9.87 sekonda.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…