Kontrasti i Myrto Uzunit, gol dhe penallti të humbur për Fererencvaros

Sulmuesi beratas realizoi golin që zhbllokoi takimin që në minutën e 25-të. Uzuni humbi penalltinë që do ta çonte rezultatin 3-0.


Myrto Uzuni gjen golin e katërt në këtë sezon të Champions League.

Sulmuesi beratas, pjesë e Ferencvarosit në Hungari, pasi i shënoi tre gola Prishtinës në ndeshjen e kthimit të raundit të parë kualifikues, e gjeti rrjetën edhe kundër Zalgiris, në “Groupama Arena” në Budapest, me vendasit që fituan 2-0.

26-vjeçari realizoi golin që zhbllokoi takimin që në minutën e 25-të, pas një pasimi të saktë të marrë nga Mmaee.

Nguen i dha epërsinë e dyfishtë Ferencvarosit në të 39-tën, ndërsa në minutën e dytë shtesë, Uzuni humbi penalltinë që do ta çonte rezultatin 3-0. Gjithsesi, edhe me 2-0 Ferencvarosi mbetet favorit për të vijuar më tej aventurën në Champions.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…