Sulmet e ndaj Hysajt bëhen çështje në Bruksel, Presidenti i PE: Solidarizohem me futbollistin shqiptar!

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, ka mbështetur futbollistin shqiptar, Elseid Hysaj


Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, ka mbështetur futbollistin shqiptar, Elseid Hysaj, i cili u sulmua nga ultrasit fanatikë të Lazios pasi këndoi këngën “Bella Ciao”.

Ultrasit e etiketuan Hysajn si një ‘krimb’ kurse ekipin e Lazios si ‘fashist’, por Sassoli e cilëson banderolën e ultrasve të turpshme.

Ai thotë se këto shenja intolerance nuk duhet të kenë vend në botën e sportit apo diku tjetër. Për më tepër, politikani italian kujton se vetëm pak ditë më parë Italia fitoi Euro 2020 dheështë për të ardhur keq thotë ai, që atmosfera festive prishet nga shfaqje të tilla.

“Solidariteti im me futbollistin shqiptar të Lazio, Elseid Hysaj, i sulmuar nga ultrasit fanatikë, i quajtur ‘krimb’ në një banderolë të turpshme vetëm pse këndoi ‘Bella Ciao’ gjatë prezantimit në ekipin e ri.

Kohët e fundit jemi mburrur me triumfin e bukur italian në Europian, ndaj është për të ardhur keq që ta prishim këtë atmosferë festive me shfaqje të intolerancës, që nuk duhet të kenë kurrë shtetësi në botën e sportit ose diku tjetër”.– shkruan Sassoli.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…