Conference League, Ilir Daja: Respekt për Basel, por Partizani nuk ka ardhur për shëtitje në Zvicër!

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, në prag të ndeshjes me Basel për turin e dytë të Conference League, tha gjatë konferencës për shtyp se të Kuqtë kanë përballë një kundërshtar të vështirë


Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, në prag të ndeshjes me Basel për turin e dytë të Conference League, tha gjatë konferencës për shtyp se të Kuqtë kanë përballë një kundërshtar të vështirë që ka qenë pjesmarrës të rregullt në kompeticionet evropiane duke qenë pjesë edhe në grupet e Champions League.

Daja: Përballë kemi një kundërshtar të vështirë. Basel është një nga ekipet më me traditë jo vetëm në futbollin zviceran. Kanë qenë pjesmarrës të rregullt në kompeticionet evropiane duke qenë pjesë edhe në grupet e Ligës së Kampioneve. Kampionati zviceran është më i fortë se i yni dhe Basel e ka mbyllur sezonin e shkuar në vendin e dytë. Do të thoja që Basel ka patur më shumë kohë për ta përgatitur ndeshjen në raport me ne që pas kualifikimit të merituar ndaj Sfintul kemi patur vetëm tre ditë në dispozicion. E respektojmë Basel, por kemi ardhur që të respektojmë edhe veten tonë. Nëse kemi një endërr dhe duam ta bëjmë realitet këtë duhet ta bëjmë këtu në Zvicër përtej koefiçientit të vështirësisë që paraqet kjo ndeshje.

Si paraqitet gjendja e skuadrës?

Daja: Për sfidën e nesërme kemi vetëm mungesën e Emiljano Mustës, pjesën tjetër të grupit e kemi në dispozicion. Mundet të startojmë edhe me një ndryshim në formacion për të patur një tjetër strategji për vetë kohën e pakët që kemi patur për ta përgatitur ndeshjen. Shpresojmë që të jetë ajo e duhura, por do të marrim informacion edhe nëpërmjet lojës për të parë çfarë mund të bëjmë më të mirën në ndeshjen e nesërme.

Fakti që te Basel luajnë disa lojtar shqiptar?

Daja: Personalisht më vjen shumë mirë që lojtarët shqiptarë po integrohen në ekipet me zë në Europë. Kjo është gjë shumë e mirë për shqiptarët kudo që janë sepse lojtarët shqiptarë kanë premisa të mira për të luajtur futboll pasi talenti nuk u mungon. Këta lojtarë mund të jenë ambasadorët më të mirë për ti hapur rrugën edhe brezave të tjerë të përfaqësohen siç edhe po tregojnë lojtarët shqiptar të Basel.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…