Edi Martini: Teuta përballet me një ekip nga Andorra, por futbolli nuk luhet në letër!

Teuta do të përballet raundin e dytë në Conference League me Inter Escaldes nga Andorra


Teuta ka një shans të dytë për të ndryshuar tablon e kësaj verë ne Europë. Pas eleminimit në Champions përballë Sheriff Tiraspol, bregdetarët do të ndeshen në raundin e dytë në Conference League me Inter Escaldes, skuadra nga Andorra vend me një futboll inferior nga ai i yni, është një rival i kalueshëm po të kujtosh se dy javë më parë u eleminua në Champions nga Prishtina, megjithatë trajneri Edi Martini predikon kujdes.

“Në letër kemi shanse shumë për t’u kualifikuar, por letra nuk është gjithçka. Pavarësisht cilësive tona dhe të kundërshtarit, duhet të jemi 100% të mobilizuar në fushë. Është një ndeshje e fortë, e luftuar, të gjithë dinë të mbrojnë dhe të kundërsulmojnë mirë. Shanset janë më tepër për ne, por shpirti i garës bën diferencën. Do doja të mbyllnim llogaritë e kualifikimit që në ndeshjen e parë, por janë dy ndeshje për t’u luajtur. Të bëjmë sa më mirë ndeshjen e parë, por nuk duhet të mendojmë që mund t’ia dalim që në ndeshjen e parë, pasi janë dy ndeshje të vështira”. Situata është mjaft e mirë. Ndeshja e parë me Tiraspolin këtu, na vuri në dukje disa probleme që u munduam t’i riparojmë, në ndeshjen e dytë dhe gjatë javës këtu. Gjendja është e mirë, përveç Lorenco Vilës që ka dëmtim, pjesa tjetër është ok dhe jemi në gjendje optimale.”

Për sa i përket formacionit, dyshimi i vetëm është Lorenco Vila, që mbetet për tu parë nëse do ja dalë, ndërkohë që trajneri ka gati planin për të avancuar përballë skuadrës nga Andorra.

“Pothuajse 90% është i fiksuar formacioni, por mund të ketë ndonjë ndryshim deri nesër. Vila na ka nxjerrë disa probleme me mungesën e tij. Megjithatë, edhe lojtarët e tjerë do mundohen të bëjnë më të mirën, edhe ata që mund të futen si zëvendësues. Shpresojmë ta rregullojmë, që të mos ndihet mungesa e tij”. Kundërshtari? “E njohim, falë atyre dy ndeshjeve që kanë bërë në Shqipëri. I kemi parë. Duhet të bëjmë atë që dimë më mirë të bëjmë, të mos merremi shumë më mënyrën e lojës së kundërshtarit, por të bëjmë mirë lojën tonë: mënyrën e daljes në sulm apo përqendrimit maksimal që duhet të kemi në fushën e lojës. Shpresoj t’ia dalim.”

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…