Enciklopedia e Saimirit: 21 korrik 2021… Helmut Haller, sulmuesi i fuqishëm gjerman me klasin brazilian!

Ne Itali, Helmut Haller konsiderohet nje nga sulmuesit e krahut me te mire te gjithe historise se Serie A.


Nga Saimir Z.Kadiu

HELMUT HALLER (21 KORRIK 1939 – 11 Tetor 2012)
“La forza tedesca alla classe brasiliana” – “Forca gjermane në klasën braziliane”

Helmut Haller eshte nje nga futbollistet me te njohur te Gjermanise.
Ka luajtur 9 ndeshje (6 gola) ne tre Boterore ( 1962, 1966 dhe 1970).
Me perfaqesuesen e RFGJ gjate viteve 1958-1970 ka luajtur 33 ndeshje ku ka shenuar 13 gola.
Ka debutuar me ekipin perfaqesues me 24 shtator 1958, ne nje ndeshje miqesore kundr Danimarkes (1-1) ne Kopenhagen.

Eshte kampion i Italise me Bolonjen (1964) dhe Juventus (1972, 1973).
Haller luajti per BC Augsburg ( 1958-1962) perpara se te “zbulonte Eldoradon” ne Itali, ku u shit me shifer rekord per kohen (750,000 DM) tek Bologna dhe ku pagesa vjetore ishte 200,000 DM…ne nje kohe qe bashkepatriotet e tij qe luanin ne Gjermani nuk merrnin me shume se 500 DM ne muaj dhe qe pas 1964 (kur lindi Bundesliga) paga mujore u rrit ne 2500 DM.

Bashke me Haller pas boterorit te 1962 “emigruan” ne Itali edhe shoket e tij te skuadres kombetare Albert Brülls, Karl-Heinz Schnellinger dhe Horst Szymaniak.

Ne Itali, Haller konsiderohet nje nga sulmuesit e krahut me te mire te gjithe historise se Serie A.

Teknika e jashtezakonshme, finesa ne levizjet ne fushe ( pavarsisht mbipeshes), vizioni per golin si dhe karizma ishin tiparet e tij qe ende kujtohen ne Bologna, ku titulli ifundit i perket kohes kur luante Haller.

Sipas shtypit Italian, Haller “ai ishte një djalë i çuditshëm, shumë i mirë: argëtimi ishte vendi i parë në mendimet e tij, ai ishte gjithmonë në gjueti për ushqim të mirë, pije të mirë dhe të qeshura të shkëlqyera. Kur vendos të luajë, ai fluturon në fushë, duke bashkuar forcën gjermane në klasën braziliane, duke e përkëdhelur topin me përsosmëri me çdo prekje, duke dribluar, duke përfunduar në rrjetë ose duke i dhënë asistimin fitues shokut të skuadrës më të vendosur.

Pas gjashte vitesh tek Bologna (180 ndeshje, 48 gola), ne vitin 1968 kalon tej Juventus ku luan 5 sezone.

Kontriboi ne ridaljen ne skene te Zonjes se Vjeter, bashke me yjet e Italise te asaj kohe Pietro Anastasi, Roberto Bettega, Franco Causio dhe Fabio Capello, pas nje periudhe sundimi te skuadrave milaneze.

Me Juventusin fiton 2 kampionate (1972,1973), humbet finalen e Beogradit ne vitin 1973 kundrejt Ajaksit ne Kupen e Kampioneve, pasi me pare kishin humbur edhe ne finalen per Kupen e Qyteteve Panaire ( me pas Kupa UEFA), kundrejt Leeds United.

Kulmi i tij ne arenen boterore ishte Boterori i Anglise ne vitin 1966 ku ai shenoi 6 gola (duke qene shenuesi me i mire i boterorit pas Eusebios qe shenoi 9 te tilla).

Haller shenoi edhe golin e pare ne finalen e madhe ne Wembley kunder Anglise ( 2-4).

I dha fund karrieres me kombetaren gjermane pas ndeshjes se pare kunder Marokut ( 3 qershor 1970) ne Boterorin meksikan te vitit 1970, ku u zevendesua nga Grabowski.

Kthehet ne atdhe ne qytetin e lindjes Augsburg ne vitin 1973 dhe terhiqet nga futbolli ne vitin 1979…

 

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…