Romeo Harizaj “blindon” portën e Dinamos

Afrimi më i fundit i Dinamos është talenti që spikati sezonin e fundit me Apoloninë në Superiore, Romeo Harizaj.


Dinamo nuk di të ndalet në këtë merkato verore. Blutë e kryeqytetas ngjasojnë pak me skuadrën që disa muaj më parë siguroi rikthimin në elitën e futbollit shqiptar pas n♪ntë vitesh, sepse me emrat që ka afruar në ekip, Dinamo e Bledi Shkëmbit e ka hedhur që tani kandidaturën si një nga skuadrat që do të luftojnë për titullin kampion në sezonin e ardhshëm të Kategorisë Superiore.

Afrimi më i fundit i Dinamos është talenti që spikati sezonin e fundit me Apoloninë në Superiore, Romeo Harizaj, me blutë që tashmë kanë blinduar edhe portën. Me një ekspert si Edvan Bakaj dhe me një talent si Harizaj në skuadër, Bledi Shkëmbi mund të qëndrojë i qetë pasi porta do të jetë e garantuar.

Ka qenë vetë klubi kryeqytetas që ka zyrtarizuar afrimin e Harizaj për të cilin ishte folur edhe më herët për transferimin e tij te Dinamo. Blutë kryeqytetas arritën akordin me Apoloninë për ta lënë të lirë 22-vjeçari i cili pavarsisht rrëzimit të fierakëve në Kategorinë e Parë ishte një nga më të mirët për Apoloninë teksa spikati me pritjet e tij të shumta mes shtyllave. Në këtë merkato verore nga Apolonia Dinamo ka afruar edhe Rimal Haxhiun, ndërsa pjesë e bluve janë bërë emra me peshë si Agim Ibraimi, Besir Demiri, Enis Gavazaj, Goran Siljanovski, Aleksander Isaevski, Patrik Bardhi etj.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…