Enciklopedia e Saimirit: 22 korrik 2021… Emilio Butragueno, “El Buitre” që i shënoi Shqipërisë katër gola në një ndeshje

Butragueno ka luajtur kunder Shqiperise ne kater takime ne kuader te eleminatoreve te Boteroreve apo Evropianeve


Nga Saimir Z.Kadiu

“El Buitre”, sulmuesi i famshem spanjoll mbush sot 58 vjec…
▪Per mendimin tim Emilio Butragueno eshte sulmuesi spanjoll me i shpejte dhe me spektakular qe kam pare. Kishte nje start te jashtezakonshem qe i jepte te pakten 2 m avantazh ne cdo sprint qe ndermerrte.

Spanjollet mbajne Raul Gonzales me te madh… por une parapelqej Butraguenon.
▪Diferenca midis dy madrileneve te famshem eshte se Real Madrid i Raul ishte me i mire se “Los Blancos” i kohes se El Buitre.
▪Mbaj mend nje ndeshje te Kupes UEFA te edicionit 1984-1985 per 1/8 e finales, luajtur me 12 dhjetor 1984 : Real Madrid –Anderleht 6-1…
Ne ndeshjen e pare belget fitonin 3-0 ( Butragueno nuk luajti), ne ndeshjen e kthimit Real Madrid fiton 6-1 ku Butragueno shenon nje triplete…dhe kualifikon spanjollet per me tej.
Butragueno ishte ne kulmin e tij…Nuk kam pare asnje sulmues spanjoll te kete bere nje ndeshje me te mire se ajo e El Buitres…
▪Butragueño luajti 341 ndeshje ne La Liga ne 12 sezone me Real Madrid duke shenuar 123 gola.
▪Luajti ne 2 Kupa Bote (1986, 1990), ku shkelqeu vecanerisht ne Boterorin meksikan te vitit 1986, sidomos ne ndeshjen e 18 qershorit 1986, ne stadiumin La Corregidora, Querétaro, kunder Danimarkes se frikshme te M.Olsen, M. Laudrup, Lerby, Arnesen, Elkjaer, J. Olsen etj, ku me 4 golat e shenuar ndihmoi Spanjen ne ate fitore te paparashikuar 5-1 me permbysje.
▪Ne Boterorin 1986 ishte shenuesi i dyte me i mire me 5 gola, pas Lineker (6 gola).
▪Me Spanjen luajti 69 ndeshje ( 1985-1992) duke shenuar 26 gola.
▪Debutoi me gol me ekipin perfaqesues me 17 tetor 1984, ne fitoren 3-0 kunder Uellsit ne stadiumin Benito Villamarín te Seviljes ( per eleminatoret e Boterorit 1986).
▪Ndeshjen e fundit me perfaqesuesen e luajti me 18 nentor 1992 perseri ne Sevilje kunder Irlandes(0-0), per eleminatoret e Boterorit 1994.
▪Me Real Madrid ka fituar:
• La Liga: 1985–86, 1986–87, 1987–88, 1988–89, 1989–90, 1994–95
• Copa del Rey: 1988–89, 1992–93
• Copa de la Liga: 1985
• Supercopa de España: 1988, 1989, 1990, 1993
• UEFA Cup: 1984–85, 1985–86
• Copa Iberoamericana: 1994
▪Ne dy vite ka qene i treti ne Ballon d”Or ( 1986,1987)
▪Butragueno ka qene shenuesi me i mire i La Liga ne sezonin 1990-1991 me 19 gola.
▪Kemi patur fatin ta shohim ne Stadiumin Qemal Stafa me 3 dhjetor 1986 ne nje ndeshje per eleminatoret e Kampionatit Evropian te vitit 1988. Spanjollet fituan 2-1 me permbysje (Muca 29’ Juan Carlos Arteche 66’ , Joaquín Alonso González 84’).Vlen te theksohet se ne kete ndeshje Butragueno eshte mbuluar saktesisht nga i mirenjohuri Fatbardh Jera.
▪Butragueno ka luajtur kunder Shqiperise edhe ne tre takime te tjera ne kuader te eleminatoreve te Boteroreve apo Evropianeve, ndeshje te luajtura te gjitha ne Sánchez Pizjuán te Seviljes :
●18 Nentor 1987 : Spanje –Shqiperi 5-0
●19 dhjetor 1990: Spanje-Shqiperi 9-0 ( Ku Butragueno shenoi 4 gola)
●22 Prill 1992: Spanje-Shqiperi 3-0
▪ Butragueno konsiderohet lojtari # 10 me i mire i te gjitha koherave i Real Madrid. 9 te tjeret nga #1 deri tek # 9 jane:
# 1 Di Stefano, #2 Christiano Ronaldo, # 3 Paco Gento, #4 Puskas, #5 Zidane, #6 Raul, #7 Casillas, #8 Amançio, #9 Pirri.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…