Një malazez mposht rumunët e Universitatea Craiova dhe e bën Laçin të ëndërrojë në Conference League

Laçi bind sërish në Europë, pasi ia doli të triumfojë me rezultatin minimal 1-0 ndaj rumunëve të Universitatea Craiova në “Elbasan Arena”


Pavarësisht kundërshtarit që kishte përballë, Laçi bind sërish në Europë, pasi ia doli të triumfojë me rezultatin minimal 1-0 ndaj rumunëve të Universitatea Craiova në “Elbasan Arena” dhe shtoi shanset për një kualifikim në turin e tretë të Conference League.

Shkëndijën e parë të rrezikshme e dhanë rumunët, që në minutën e 11’ i shkuan pranë golit të avantazhit, por sulmuesi Koljic nuk arriti të devijojë topin drejt rrjetës, ndonëse ishte shumë pranë vijës fatale.

Më pas reaguan kurbinasit, që në minutën e 14’ kërcënuan me një goditje nga distanca të Deliut, por grushtoi portieri rumun, ndërsa një minutë më vonë mbrojtësi i Universitateas, Conte u ndëshkua me karton të verdhë pasi ndali një kombinim të shpejtë të Laçit.

Rumunët rritën presionin dhe në minutën e 30’ krijuan rastin më të mirë të shënimit, teksa ia dolën të mposhtin edhe portierin Sherri, por jo mbrojtësin Bashkim Velija, që hoqi topin pak centimetra larg vijës fatale dhe shmangu golin.

Sfida u zhbllokua në minutën e 35-të, teksa pas një kundërsulmi të shpejtë të bardhezinjve kurbinas, topi shkoi në zonë te Dejan Zarubica, aty ku sulmuesi malazez u koordinua mirë dhe e dërgoi në rrjetë, duke bërë që në “Elbasan Arena” të shpërthejë festa.

Pjesa e parë përfundoi me avantazhin minimal të kurbinasve, ndërsa 45-minutëshi i dytë nisi vrullshëm për skuadrën rumune, Në minutën e 52-të ishte Cimpanu që lëshoi një goditje të rrezikshme nga distanca, por gardiani shkodran Sherri ia doli të grushtojë jo pa vështirësi.

Universitatea nuk pajtohet me humbjen dhe shton presionin në gjysmëfushën kurbinase, por pa ia dalë të shkojë kërcënueshëm në portën e Sherrit, ndërsa nga ana tjetër Laçi provon të ulë ritmin dhe kundërsulmon rrezikshëm në 2-3 momente.

Në minutën e 75-të ishte sërish Cimpano që kërcënoi sërish portën e bardhezinjve nga Laçi, por topi u devijua dhe përfundoi në këndore. Vetëm tre minuta më vonë kurbinasit pretendojnë për një penallti, por rrëzimi i Guindou në zonë nuk shihet si i tillë nga arbitri kryesor.

Vërshëllima finale e tij la në fuqi triumfin me rezultatin minimal 1-0 në Laçit, që një javë më vonë do të provojë të zhvillojë një tjetër 90-minutësh dinjitoz, për të shkruar historinë, duke kaluar një tjetër tur në Europë.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…