U-18 dhe U-19/ Shqipëria miqësore me Italinë

Më datën 12 gusht, Shqipëria U-18 do të sfidojë Italinë U-18 në miqësoren që luhet në Koverçano


Edhe pse sezoni zyrtar do edhe pak javë që të nisë, në FSHF vazhdojnë përgatitjet me ekipet kombëtare, duke zyrtarizuar edhe dy miqësore të tjera në muajin gusht për ekipet U-19 dhe U-18.

Zyra e shtypit bën me dije se FSHF ka arritur akordin me Federatën Italiane të Futbollit për zhvillimin e dy miqësoreve mes ekipeve kombëtare të moshave në datat 12 dhe 13 gusht.

Më konkretisht, më datën 12 gusht, Shqipëria U-18 do të sfidojë Italinë U-18 në miqësoren që luhet në Koverçano dhe nis në orën 18:00. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ardi Behari do të ketë mundësin të testojë lojtarët në një test të vërtetë me një rival prestigjioz si Italia.

Një ditë më pas, më 13 gusht do të zbresë në fushë Shqipëria U-19 që do të masë forcat me Italinë U-19. Edhe kjo ndeshje do të luhet po në Koverçano dhe do të nisë në ora 11:00. Gjithashtu një mundësi e mirë për ekipin përfaqësues të drejtuar nga trajneri Armando Cungu që të kolaudojë grupin në prag të angazhimit në raundin kualifikues të Europianit për moshën U-19, që nis në shtator.

Të dyja ekipet Kombëtare do të nisin grumbullimin për miqësoret me Italinë më datë 6 gusht, ndërsa më datë 10 gusht do të udhëtojnë drejt Italisë.

Kuqezinjtë e Cungut janë shortuar në Grupin 7 së bashku me Francën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut me ndeshjet që do të luhen në Shqipëri në datat 10, 13 dhe 16 nëntor. Sakaq, Kombëtarja U-19 do të zhvillojë edhe dy miqësore të programuara tashmë me Izraelin U-19 në datat 3-5 shtator, teste mjaft të vlefshme para impenjimeve zyrtare.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…