Rey Manaj çmend Barcelonën: 4 gola në 69 minuta, ose 1 gol çdo 17 minuta e 15 sekonda!

Rey Manaj bëhet sërish protagonist me gol me skuadrën e parë të Barcelonës, që zhvilloi një tjetër miqësore, këtë herë përballë Gironas


Rey Manaj bëhet sërish protagonist me gol me skuadrën e parë të Barcelonës, që zhvilloi një tjetër miqësore, këtë herë përballë Gironas. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, i cili e nisi nga minuta e parë këtë takim, e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 24-t, teksa pak minuta më herët kishte zhbllokuar takimin me 11-metërsh Gerard Pique. Ky ishte goli i katërt i lushnjarit në miqësoren e dytë me “blaugranat” gjatë fazës përgatitore.

Manaj shpresonte për një tjetër mbrëmje magjike, por në minutën e 37-të u ul në fushë duke kërkuar zëvendësimin, për shkak të një dëmtimi që pësoi gjatë një dueli ajror me kundërshtarin. 24-vjeçari pasi mjekët i erdhën në ndihmë, u shoqërua disa minuta më vonë jashtë fushës.

Në fund të pjesës së parë, Saiz shkurtoi diferencë në 2-1 me 11-metërsh, ndërsa në të 85-tën vulosi fitoren 3-1 të “blugranave” Depay me penallti.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…