Vëllazërorja e veteranëve, Shqipëria dhe Kosova nderojnë legjendën Fadil Vokrri

Stadiumi “Fadil Vokrri” ka pritur veteranët e përfaqësueseve të Shqipërisë dhe Kosovës, në një miqësore vëllazërore, e luajtur në nder të përkujtimit të ditëlindjes së legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.


Një ndeshje me rëndësi të veçantë është zhvilluar pasditen e së premtes në Prishtinë. Stadiumi “Fadil Vokrri” ka pritur veteranët e përfaqësueseve të Shqipërisë dhe Kosovës, në një miqësore vëllazërore, e luajtur në nder të përkujtimit të ditëlindjes së legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Kjo miqësore u mbyll me shifrat 1-1 në kohën e rregullt, teksa me penallti, veteranët e përfaqësueses së Kosovës u treguan më të saktë, duke u shpallur fitues të kësaj ndeshjeje, që solli emocione të mëdha për spektatorët si dhe për vetë ish-lojtarët.

Të parët në epërsi kaluan veteranët kuqezi me golin e shënuar nga Redi Jupi në minutën e 7-të, ndërsa Kosova baraspeshoi shifrat vetëm dy minuta më vonë kur Muhamed Dragusha shënoi nga penalltia.

Shqipëria e drejtuar nga ish-futbollisti i Kombëtares, Sulejman Mema merrte pjesë në këtë përballje veteranësh me ish-futbollistë kuqezi si: Blendi Nallbani, Xhevahir Kapllani, Ervin Fakaj, Elvin Beqiri, Armend Dallku, Debatik Curri, Engert Bakalli, Hysen Zmijani, Luan Pinari, Afrim Tole, Redi Jupi, Bedri Omuri, Klodian Duro, Haxhi Ballgjini, Sokol Kushta, Alban Tafaj.

Në këtë ndeshje krahas emrave të shquar të futbollit të Kosovës për disa minuta luajti edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Para fillimit të ndeshjes përmes një ceremonie, ku morën pjesë edhe personalitete të rëndësishme të Kosovës, në stadiumin e Prishtinës u përurua edhe shtatorja e Fadil Vokrrit, për të nderuar dhe përkujtuar ish-presidentin e FFK-së dhe ish-futbollistin legjendar.

Kjo miqësore është e dyta për këtë vit pas asaj të luajtur në muajin shkurt, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…