“Bomba Muciego” – Ernest Muçi, Legia Warszawa ka një “Messi” shqiptar

Ernest Muçi ka bërë një start të mirë të sezonit me skuadrën e tij, Legia Warszawa në Poloni, duke shënuar ndaj Wisła Płock


Futbollisti i talentuar shqiptar, Ernest Muçi ka bërë një start të mirë të sezonit me skuadrën e tij, Legia Warszawa në Poloni. Muçi e nisi takimin e javës së parë të kampionatit elitar polak ndaj Wisła Płock si titullar dhe ishte protagonist kryesor i kësaj sfide.

Në minutën e 28-të pasi një aksioni individual nga e majta, shqiptari depërton nga e majta në qendër të fushës dhe provon shansin me një goditje nga distanca.

Topi i goditur mjeshtërisht prej tij përfundon në trekëndëshin e djathtë të portës dhe i jep avantazhin Legia Warszawa. Debutim i shkëlqyer për sulmuesin 20-vjeçar të ekipit Kombëtar U-21, i rritur te KF Tirana e që u transferua në fillim të këtij viti në Poloni.

Goli do të rezultonte vendimtar teksa Legia e fitoi sfidën me rezultatin 1-0. Muçi do të zëvendësohej në minutën e 81-të të sfidës, por nisja e mirë premton një sezon mjaft të mirë për sulmuesin shqiptar.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…