Lojërat Olimpike, Australia rekord botëror në not në garën 4X100 për femra

Australia realizoi rekordin e parë botëror në not në Lojërat e Tokios, në garën 4X100 për femra, stil i lirë.


Australia realizoi rekordin e parë botëror në not në Lojërat e Tokios, në garën 4X100 për femra, stil i lirë. Australianet ndalën kronometrin në 3 minuta e 29 sekonda e 69 të qindtat, duke thyer rekordin prej pak më shumë se 3 minuta e 30 sekonda që kishin vendosur vetë në 2018-ën.

Skuadra fituese përfshinte dhe motrat Bronte e Cate Campbell që morën kryesimin, ndërsa bashkë me to garonin dhe Meg Harris dhe Emma McKeon. Canadaja u rendit në vend të dytë me kohën 3:32:78 ndërsa Amerika fitoi medaljen e 6 të mbrëmjes me atë të bronxit.

Chase Kalisz fitoi medaljen e parë amerikane në Lojërat Olimpike duke fituar arin të shtunën në garën individuale të 400 metrave për meshkuj. Jay Litherland kompletoi edhe vendin e dytë për Shtetet e Bashkuara me medaljen e argjendit, ndërsa ajo e bronxit shkoi për australianin Brendon Smith.

Kalisz, një ish partner në stërvitje e rekordmenit të madh olimpik Michael Phepls, arriti i pari me kohën 4 minuta, 9 sekonda e 42 të qindtat.
Notari nga Tunizia Ahmed Hafnaoui ishte surpriza e garës së meshkujve stil i lirë në 400 metra. Australiani Jack McKloghin fitoi medaljen e argjendtë pasi kishte kryesuar një pjesë të madhe të garës, ndërsa Kieran Smith fitoi një tjetër medalje olimpike për amerikanët.

Yoi Ohashi i dha Japonisë medaljen e parë të artë në not në Tokio. Me një performancë impresionuese Ohashi fitoi garën e 400 metrave për femra duke prekur e para finishin me kohën 4 minuta, 32 sekonda e 08 të qindtat.

Qitësja ruse Vitalina Batsarashkina, fitoi medaljen e artë në garën e 10 metrave me pistoletë ajri, 5 vjet pasi kishte fituar atë të argjendtë në lojërat e Rio de Janierias, Bastarashkina vendosi një rekord olimpik me 240.3 pikë duke përfunduar para bullgares Antoaneta Kostandinova. Kinezja Jian Ranxin mori medaljen e bronxit pasi barazoi rekordin 3-vjeçar të grekes Anna Korakakios prej 587 pikës për të udhëhequr kualifikueset.

Në tenis Ash Barty, një ndër sportistet më të kuotuara në këtë disiplinë u surpriza nga numri 48 në renditjen botërore spanjollja Sara Sorribes Tormo me rezultatin 6-4, 6-3 në raundin e parë të turneut të tenisit në Tokio. Ky ishte debutimi i Barty në garën individuale pasi kishte fituar në përballjen e çifteve bashkë me shoqen e saj të skaudrës Storm Sanders për Australinë të shtunën.

Ndërkohë në Badmington, Indiania Sindhu që në Lojërat e kalauara në Brazil kishte fituar medaljen e argjendtë, mposhti izraeliten Ksenia Polikarpova në Grupin J për ndeshjet individuale për femra.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…