Të shtrenjtë në krunde e të lirë në miell; kjo merkatoja shqiptare

Ka ardhur koha që merkatoja e futbollit në Shqipëri, sidomos në Superiore, të mos jetë më “shumë e për lumë”, por pak dhe me saktësi maksimale


Nga Prof. Dr. Xhevdet Zekaj

Ka ardhur koha që merkatoja e futbollit në Shqipëri, sidomos në Superiore, të mos jetë më “shumë e për lumë”, por pak dhe me saktësi maksimale. Në këtë mënyrë kursehen financat e pakta të klubeve tona, sigurohet vazhdimësia cilësore dhe kompetitive, iu garantohet hapësira e duhur edhe elementëve të rinj që vijnë nga akademitë. Po flasim për ato klube që kanë akademi serioze, si Vllaznia, Tirana, Teuta…

Të tjerët le të mendojnë për elementët cilësorë që spikasin në ekipet e të rinjve. Vllaznia po bëhet “flamurtare” në këtë drejtim, duke prezantuar si “blerje” lojtarë me potencial nga akademia. Madje ka nënshkruar kontrata me ta. Një element të rinj madje, Çoba, e ka aktyivizuar edhe në eklipin e parë, në Kupat e Europës. Sepse, menaxhmenti i drejtuar nga Alban Xhaferi nuk mendon e punon sot për sot, por me largpamësi. Si në biznesin e vet, që duhet të prodhojë e fitojë. Ndryshe falimenton.

E para, siguron që talentet e akademisë të mos rrëmbehen falas nga të tjerët, por vetëm përmes rrugëve të ligjshme. Huazimi i tyre duket përparësi te kuqeblutë, me një lidhje të konsoliduar tashmë me Skënderbeun. Pak a shumë kështu po vepron edhe Tirana, e cila ka nisur të korrë frytet e para në shitjen e elementëve të rinj. Muçi, Doka e ndonjë tjetër kanë sjellë të ardhura të konsiderueshme në arkat e klubit bardheblu.

Deciziv ka qenë edhe bashkëpunimi me menaxherë seriozë, të cilët nuk mendojnë vetëm për xhepin e tyre, por dhe të ardhmen e lojtarit-klient. Partizani mbetet ende pa “shtëpi”, ndaj do ta ketë të vështirë të krijojë një sistem kapilar dhe efikas të moshave, nga fëmijët deri tek U-21. Kur të përfundojë kompleksin e vet, me siguri do të korigjojë diçka në këtë drejtim. Fundja, edhe në kohën e presidencës së Albert Xhanit, akademia e kuqe ka qenë prodhimtare.

Mjafton të kujtoni Elis Bakajn, Gjergj Muzakën apo edhe Jurgen Bardhin. Të gjithë kapën majat, sa mund të arrihet në futbollin shqiptar. Presidenti Gaz Demi duket shumë babaxhan kur vjen fjala për t’i shitur lojtarët e vet. E vë shumë dorën në zemër, duke dashur të mos i pengojë për jashtë, të mos ju prishë karrierën. Por, një klub profesionist mbahet kryesisht nga shitja e futbollistëve. Nëse ata largohen për një “kothere bukë” apo falas, atëherë e lënë “tokën djerr” në klubin ku janë rritur.

Lejimi i lojtarëve të dalin jashtë kontrate është një sëmundje tjetër jo vetëm e klubeve tona. Të humbësh falas një futbollist që e ke paguar mbi 3-4 mijë euro në muaj, që ke investuar shumë për ta stërvitur, është drama më e madhe futbollistike në vendin tonë. Mjafton të kujtoni si nuk fitoi asgjë Milani nga Donnarumma dhe Calganoglu dhe e kuptoni vetë zhgënjimin shumëplanësh.

Nuk dimë me saktësi nëse Partizani arkëtoi diçka nga largimi i Çinarit, Asanit, Brojës, Hakajt, Bitrit, Malës etj. Sikurse e shihni, është gati një skuadër e tërë e larguar. Mirë gropat në formacion, që vështirë të mbushen, por diçka për klubin a kanë paguar ata?! Të paktën sa për këpucët e sportit, që kanë grisur!!!

Presidentët vijojnë të paguajnë “qimet e kokës” për lojtarë të huaj, që i marrin si “derr në thes”, por në fushë nuk japin as sa 18-vjeçarët vendalinj. Pra, mashtrohen nga menaxherë spekulativë, nga video të montuara, dhe pastaj dëmtohen dy herë: iu zënë vendin të rinjve të talentuar, që mund të shiten shtrenjtë, dhe nuk kanë produkt sportiv rezultativ.

Janë të njohura për të gjithë faturat që ende i vijnë Flamurtarit nga FIFA për lojtarë që paguheshin me miliona, por nuk ua mbajti kush mend emrin, sepse nuk dhanë asgjë në fushën e lojës. Kësaj lloj merkatoje, që duhet të marrë fund, i thonë: Të shtrenjtë në krunde e të lirë në miell…

/Xhuvani Sport/

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…