“Fan Club Napoli Albania”, tifogrupi i tifozëve “blu”, klubi ku luajti legjenda Maradona

Një vit më parë, më 9 korrik 2020, në Shqipëri u krijua “Fan Club Napoli Albania”, një tifogrup i dashamirësve të Napolit në Shqipëri


Nga Geri Kusi,
Presidenti i “Fan Club Napoli Albania

94 vjet më parë, më 25 gusht 1926, lindi Napoli. Një nga klubet më popullorë në Itali, por dhe në botë, falë legjendës Diego Armando Maradona.

Me dy tituj kampion të Serie A, gjashtë Kupa të Italisë, dy Superkupa të Italisë dhe një Kupë UEFA, Napoli ka tifozerinë e katërt më të madhe në vendin fqinjë.

Një vit më parë, më 9 korrik 2020, në Shqipëri u krijua “Fan Club Napoli Albania”, një tifogrup i dashamirësve të Napolit në Shqipëri, i cili po rritet vazhdimisht në numër. Ne vazhdojmë çdo ditë të shpërndajmë kartat te tifozët e Napolit në Shqipëri.

Qysh i vogël e kam ndjekur Napolin e Diego Maradonës, një shtysë e madhe e familjes, që si ultra-tifoz i Napolit, më shndërroi jo vetëm thjesht një tifoz, por ta shikoj skuadrën në çdo ndeshje zyrtare apo në çdo miqësore, me të njëjtin emocion.

Një “dashuri” napolitane. Një dashuri “blu”.

Kur mua më njoftuan, për të përfaqësuar skuadrën e Napolit në Shqipëri, më bëri të ndihem jo vetëm krenar dhe tifoz, por të lexoj dhe ta njoh historinë e Napolit deri në çdo detaj.

Si çdo “ultras”.

Yjet dhe legjendat e Napolit ishin pjesë e bisedave të mia: Cavani, Lavezzi, Insigne, Cannavaro, De Sanctis, por edhe emrat e tjerë të skuadrës.

Do të doja të ndaja edhe një histori të shkurtër familjare.

Familja ime ishte plotësisht dakord, që motra ime të kishte emrin e legjendës Diego Armando Maradona, dhe e quajtëm atë Dalma.

Një kënaqësi e madhe, për në të gjithë në familje. Jemi familja e Napolit. Familja që bën tifo për futbollistin më të mirë në botë.

Ashtu siç mban emrin edhe stadiumi ku luan Napoli: “Stadio Diego Armando Maradona”.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…