Teutë dinjitoze ndaj Inter Escaldes, në raundin e tretë të Conference League e pret Shamrock Rovers

Skuadra durrsake shmangu turpin duke bërë një përmbysje të madhe në ndeshjen e kthimit ndaj Inter Escaldes


Teutë dinjitoze në Andorra.

Skuadra durrsake shmangu turpin duke bërë një përmbysje të madhe në ndeshjen e kthimit ndaj Inter Escaldes ndeshje në të cilën ja doli të fitonte me rezultatin 3-0 pas kohës shtesë duke prerë biletën për në raundin e 3-të të Conference League aty ku do të përballet me irlandezët e Shamrock Rovers.

Eksperienca e Sebino Plakut dhe klasi i Sherif Kallakut bënë që skuadra e Edi Martinit të avanconte më tej duke zhvlerësuar disfatën 0-2 të pësuar në Niko Dovana.

Ndryshimet që bëri trajneri Edi Martini në formacion në këtë sfidë sollën frytet e tyre pasi goli i parë që rindezi shpresat e djemëve të detit erdhi pas një harkimi të ulët të Blerim Kotobellit që u devijua në rrjetë nga Plaku.

Ishte pikërisht veterani 36-vjeçar që bëri me krahë Teutën në minutën e 80-të duke nxjerrë nga repertori i tij një gol spektakolar me një goditje fantastike nga distanca që e çoi ndeshjen në shtesë.

Pikërisht në 15 minutat e para të shtesës Teuta shfaqi më shumë dëshirë dhe në fundin e saj fitoi një 11-metërsh me zëvendësuesin Ildi Gruda, penallti të cilën e kthehu në gol Kallaku, finalizim që i çoi shifrat në 0-3 dhe kualifikoi Teutën për më tej.

Një kualifikim i merituar për atë çfarë tregoi në fushë skuadra e Edi Martinit në këtë takim të dytë ndaj modestëve nga Andorra Inter Escaldes.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…