Briken Calja… 1 kg larg medaljes historike!

Peshëngritësi shqiptar Briken Calja e humb për vetëm një kg medaljen e bronztë në “Tokio 2020”.


Briken Calja e humb për vetëm një kg medaljen e bronztë në “Tokio 2020”. Peshëngritësi nga Shtërmeni iu afrua ëndrrës për t’i dhuruar një medalje olimpike Shqipërisë në këtë olimpiadë, por në fund u rendit në vendin e katërt. Pa rivalë kinezi Shi Zhiyong, që theu rekordin olimpik dhe atë botëror duke ngritur në total 364 kg.

Briken Calja e mbylli në vendin e shtatë garën në stilin e shkëputjes në “Tokio 2020”, duke mos arritur rezultatin që pretendonte. Peshëngritësi kuqezi mundi të ngrinte 151 kg në provën e dytë, pasi dështoi të kishte sukses në të parën, ndërsa në provën e tretë e pati të pamundur ta çonte mbi sup shtangën, me peshë 155 kg.

Në këtë stil, për kategorinë deri 73 kg, spikati kinezi Shi Zhyiong, i cili ishte i saktë në të tria provat, duke ngritur në të fundit 166 kg e thyer rekordin olimpik.

Në stilin e shtytjes Calja pati sukses në provën e parë me 184 kg, dështoi në të dytën me 188, por bëri mrekullinë në provën e fundit me 190 kg. Në dygarësh, Calja ngriti në total 341 kg dhe vetëm për një kg, mbeti jashtë zonës podiumit, pasi indoneziani Abdullah Rahmat Erwin, që garontë në baterinë B, ngriti në dygarësh 342 kg. Për medaljen e artë nuk pati konkurrencë, pasi kinezi Shi Zhiyong ngriti 198 kg në shtytje, duke thyer rekordin olimpik, ndërsa në dygarësh me 364 kg, theu rekordin olimpik dhe botëror. .

Medaljen e argjendtë në kategorinë deri 73 kg e meritoi Julio Ruben Mayora Pernia me 346 kg në total.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…