Conference League, Ilir Daja: Partizani nuk futet si i dorëzuar para Bazelit!

Disfata 3-0 e sfidës së parë përballë gjigandëve helvetë i jep pak shanse Partizanit për kualifikimin.


Partizani luan këtë të enjte ndeshjen e kthimit ndaj Baselit në turin e dytë të Conference League në Elbasan Arena ndaj Baselit. Disfata 3-0 e sfidës së parë përballë gjigandëve helvetë i jep pak shanse Partizanit për kualifikimin, megjithatë sipas Dajës të kuqtë nuk do të futen në fushë të dorëzuar, por do të luajnë shanset e tyre. Daja zbuloi diçka edhe në lidhje me merkaton e Partizanit në këtë konferencë për shtyp.

“Ne duhet të jemi me këmbë në tokë, ata kanë një ekip shumë cilësor edhe me traditë që nga viti 2000, ku marrin pjesë në kompeticione europiane dhe kanë marrë pjesë edhe në grupet e Ligës së Kampionëve.Në ndeshjen e parë, kanë bërë një hap të madh. Ne do të futemi në fushë jo të dorëzuar, por që të paktën të bëjmë më të mirën e mundshme përballë tifozëve tanë. Shpresoj që nesër të jenë sa më shumë të pranishëm në stadium që ta ndjejmë suportin e tyre, që na ka munguar prej më shumë se një viti”.

“Ne jemi një ekip që jemi ndërtuar këtë merkato, sepse patëm shumë largime. Ne duhet të kemi parasysh se nëse do t’i lëmë shumë hapësira Baselit, do të na ndëshkojnë, pasi janë një ekip me shumë kualitet. Ne e dimë që nuk kemi çfarë humbasim, por dhe hapësira nuk duhet të lëmë shumë.Ne do të futemi në fushë të ndërtojmë lojën tonë, që të jemi grup në të dy fazat e lojës. E dimë që është e vështirë, por shpresojmë që të paktën këtu të bëjmë një paraqitje sa më e mirë të jetë e mundur”./ SuperSport/

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…