Conference League, Shpëtim Duro: Laçin e pret një betejë e fortë ndaj Universitatea Craiova

Trajneri i Laçit e di se, pavarësisht suksesit 1-0 në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League ndaj Universitateas së Craiovës e pret një sfidë jo e lehtë.


Shpëtim Duro mbetet me këmbë në tokë.

Pavarsisht suksesit 1-0 në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League ndaj Universitateas së Craiovës dhe problemeve që kanë patur rivalët në ditët e fundit, në konferencën për shtyp përpara kësaj sfide trajneri i kurbinasve theksoi se Universitatea mbetet favorite për kalimin e turit, edhe pse Laçi do të japë maksimumin në këtë sfidë.

“Është ndeshje e fortë, duke pasur parasysh pretendimet e kundërshtarit. Ka qenë favorite në letër. Në ndeshjen e parë shkoi gjithçka mirë, por na pret betejë e ashpër në Kraiovë, por ne do të bëjmë maksimumin dhe të shohim si do shkojë ndeshja.

Kemi bërë gjashtë javë përgatitje dhe për dy javë kemi bërë tri ndeshje dhe pjesa pozitive është se nuk kemi asnjë dëmtim, skuadra është e plotë.

Skuadra është me moral të mirë pas ndeshjes së parë dhe është hapur oreksi për të bërë mirë ndeshjen e dytë.

Të japim maksimumin, pastaj të shohim si shkon ndeshja”, përfundoi Duro.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…