Armando Sadiku firmos me Las Palmas në Segunda Division

Sulmuesi i Kombëtares është rikthyer në Segunda Division të Spanjës. Firmos për një sezon me klubin e Las Palmasit.


Vetëm një ditë pasi prishi me marrëveshje kontratën me bolivianët e Bolivar, Armando Sadiku ka gjetur menjëherë klubin ku do të vijojë karrierën. Sulmuesi nga Elbasani është rikthyer në Segunda Division të Spanjës, pasi ka firmosur për një sezon me klubin e Las Palmasit.

Lajmin e ka dhënë vetë klubi spanjoll nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ku ndër të tjera sqaron se sulmuesi Sadiku pritet të mbërrijë në Spanjë vetëm ditën e diel, për të nisur zyrtarisht përgatitjet nga e hëna e ardhshme.

“Sadiku është një pikë referimi në sulm, por që gjithashtu dallohet edhe për lëvizshmëri të lartë. Ai është një finalizues mjaft i mirë, por njëkohësisht shumë i zoti edhe në lojën me topin e kombinime. Sadiku vjen te Las Palmas për të sjellë cilësi ndryshe dhe kompletuar repartin e sulmit, teksa vlen të theksohet se e njeh mirë futbollin spanjoll pasi më herët ka luajtur për Levanten e Malagën”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Las Palmas.

Sulmuesi 30-vjeçar rikthehet kështu në kampionatin spanjoll pas vetëm një viti, të cilin e kaloi gjysmën në kampionatin turk te Erzurumspor dhe gjysmën tjetër te Bolivari në Amerikën e Jugut, por në të dy këto klube nuk arriti të lërë gjurmë.

Pikërisht në Segunda Division Sadiku ka bërë sezonin më të mirë të 5 viteve të fundit, pasi ka luajtur plot 36 ndeshje në periudhën 2019-2020 dhe ka arritur të shënojë edhe 13 gola, ndërsa tani do të provojë të përsërisë veten edhe me fanellën e Las Palmasit.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…