Briken Calja: Forca e shqiptarit nuk vdes kurrë!

Peshëngritësi Briken Calja zuri vendin e katërt në dygarësh në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, rezultati më i mirë historik i Shqipërisë.


Nga Briken Calja

1 KG LARG NGA MEDALJA OLIMPIKE, VENDI I 4-t DHE NJË REZULTAT HISTORIK NË OLIMPIADËN E TOKIOS?

Dolëm kokëlartë dhe krenar nga Olimpiada Tokio 2020 duke arritur një rezultat historik me 341 kg në dygarësh për peshëngritjen shqiptare.???‍♂️

Forca e shqiptarit nuk vdes kurrë, është e rrënjosur thellë në vena dhe shpërthen në momentet më vendimtare në jetë.?

Sporti ky është, ndonjëherë të duhet një milimetër për të arritur objektivin e medaljes po jam jashtëzakonisht krenar që gjatë karrierës sime mbaj tri rezultatet më të mira në historinë e peshëngritjes shqiptare, i 6-i në Londër 2012, i 5-i në Rio 2016 dhe i 4-ti në Tokio 2020.?

Tani është koha që me qetësi të presim rezultatin me rënditjen përfundimtare pas analizave anti-doping. ?

Doja t’ju falenderoj të gjithëve për çdo mesazh tuajin. Jam shumë krenar që arrij t’ju përfaqësoj denjësisht.

Faleminderit familjes sime për mbështetjen, jeni burimi im i forcës! ❤

Të gjithë atyre që kanë kontribuar e mbështetur karrierën time, ju dërgoj një përqafim të ngrohtë mirënjohjeje. ?

Të gjithë shqiptarëve që më kanë mbështetur, ju them që suksesi më i madh është ai i radhës.
Faleminderit,
Brikeni

 

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…