Gazeta sportive franceze “L’Auto”: “Tour de France 1933”, ëndrra e tre çiklistëve shqiptarë

Gazeta sportive franceze “L’Auto” e 17 shkurtit 1933, shkruan mbi dëshirën e tre shqiptarëve që dëshironin të merrnin pjesë asokohe në garën e famshme të çiklizmit “Tour de France”


Nga Aurenc Bebja, Darsiani.com

Gazeta sportive franceze “L’Auto” ka botuar, të premten e 17 shkurtit 1933, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me dëshirën e tre shqiptarëve që dëshironin të merrnin pjesë asokohe në garën e famshme të çiklizmit “Tour de France”, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

SHKRIMI I PLOTË

Tre shqiptarë duan të marrin pjesë në Tour de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France


“Pas polakëve, tani janë shqiptarët ata që duan të garojnë në evenimentin tonë të madh.

Dy vite më parë, i riu Rudolf Gurashi erdhi në Paris me qëllimin që të merrte pjesë në Tour de France.

Duke mos ditur asgjë në lidhje me performancën e tij, ne nuk mundëm ta seleksionojmë.

Ai u kthye në Tiranë, në vendin e tij të lindjes, ku bëri propagandë për garën tonë.

Ai na shkruan se këtë vit është i vendosur të marrë pjesë dhe se dy shqiptarë të tjerë si ai kanë të njëjtat synime.

Kështu që pas Polonisë, Shqipërisë… Të gjithë vijnë në Tour de France… Së shpejti, kjo garë do të jetë një Lidhje e vogël çiklizmi Kombesh.”

Burimi: Darsiani.com

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…