“Mega” Laçi në Conference League! Supesfidë ndaj Anderlecht

Kualifikim historik i Laçit ndaj Universitateas Craiova. Në turin e tretë të Conference League e pret Anderlecht.


Kualifikim historik në Craiova. Laçi ia del të ruajë të paprekur portën në transfertën rumune ndaj Universitateas së Kraiovës dhe të sigurojë kalimin në turin e tretë të Conference League, aty ku shorti i ka dhuruar një përballje luksi me gjigantët belgë të Anderlechtit.

Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro udhëtoi drejt Rumanisë me qetësinë e suksesit 1-0 një javë më parë në “Elbasan Arena” dhe u rreshtua mjaft mirë në fushë, duke zbritur shpesh në kundërsulme të rrezikshme.

Ruganovic, Malota, Guindou dhe Mazrekaj shfaqen kërcënueshëm në portën e Universitateas, por pa arritur të shënojnë, ndërsa vendasit patën vetëm nëj mundësi në pjesën e parë me sulmuesin Koljic, por Sherri bëri heroin, duke ndalur tentativën e tij.

Ashtu siç pritej, rumunët u shfaqën shumë më agresivë në pjesën e dytë, por mbrojtja e mirë e kurbinasve dhe forma e shkëlqyer e portierit shkodran Alen Sherri, bënë që bardhezinjtë të ruajnë portën të paprekur dhe të sigurojnë kalimin në turin e tretë.

Kjo është një arritje historike për Laçin, që kalon për herë të parë në turin e tretë, pasi eliminoi fillimisht malazezët e Podgoricës dhe tashmë rumunët e Universitateas, me këta të fundit që ishin ndjeshëm favoritë për të avancuar më tej.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…