Shtyllat “eliminojnë” Vllazninë në Conference League

Vllaznia nuk ia del të bëjë një tjetër përmbysje dhe mbyll aventurën europiane pikërisht në turin e dytë të Conference League


Vllaznia nuk ia del të bëjë një tjetër përmbysje dhe mbyll aventurën europiane pikërisht në turin e dytë të Conference League. Atmosfera në “Loro Boriçi” ishte edhe më e zjarrtë se dy javë më parë ndaj Sirokit, por kundërshtari ishte i një tjetër niveli dhe për më tepër, fati nuk ishte në favorin e shkodranëve këtë herë.

Skuadra kuqeblu u mposht me rezultatin minimal 0-1 edhe në ndeshjen e dytë ndaj AEL Limasolit, ku patën në krah një stadium të tërë, por jo njërën prej shtyllave të portës, që ndali dy herë topin e nisur drejt rrjetës dhe i dha fund ëndrrës europiane.

Shkodranët e nisën me mjaft entuziazëm takimin dhe Liridon Latifi u shfaq menjëherë protagonist, pasi me lëvizjet e tij të një kualiteti të lartë teknik, vuri jo pak në vështirësi qipriotët.

Megjithatë sfidën e zhbllokuan këta të fundit, që në mundësinë e parë të krijuar, përfituan nga një përgjumje e Eni Imamit dhe dërguan topin në rrjetë me anë të serbit Scepovic, që i vetëm me portierin Zogovic, u tregua gjakftohtë dhe i saktë në goditje.

Goli hutoi shkodranët, që në minutën e 27’ rrezikuan të pësojnë edhe një të dytë, por ndërhyrja e Bulatovic fillimisht dhe e Kalezic më pas, bënë që rreziku të largohej dhe kuqeblutë të mbeteshin në lojë.

Për të ngritur entuziazmin mendoi sërish Liridon Latifi, që shkaktonte panik te kundërshtarët, sa herë që prekte topin, teksa në minutën e 34-t mori një pasim shumë të mirë në zonë, u rrotullua saktë, por më pas gjuajti dobët, duke shpërdoruar një mundësi të artë për barazimin.

Deri në fundin e pjesës së parë shkodranët patën edhe dy mundësi të tjera shënimi, por fillimisht Latifi e më pas Gurishta, gabuan në goditjet me kokë, duke gjuajtur në të dy rastet jashtë kuadratit të portës së qipriotëve.

Kuqeblutë e nisin edhe më të karikuar pjesën e dytë, por hasin në mbrojtjen e ngjeshur të AEL-it, që bën gjithçka për të vonuar lojën e ulur ritmin, ndërsa trajneri Brdariç freskon sulmin duke hedhur në fushë Dilaver dhe Çobën.

Ishte pikërisht boshnjaku, që pati dy mundësi të mira shënimi në minutën e 66’, por fillimisht nuk arriti të devijojë drejt rrjetës një top të dhënë nga Hoxhaj e më pas u “tradhtua” nga fati, pasi gjuajti me kokë një krosim të Latifit, por topi u përplas në shtyllë.

Kur kishin mbetur edhe 10 minuta nga fundi, ishte sulmuesi Mehdi Çoba që u vu i vetëm përballë portierit Vozinha, por shpërdoroi me një gjuajtje të dobët, që i dha mundësi gardianit të AEL-it të zotërojë topin në dy kohë.

Brdaric hodhi në fushë edhe emra si Smaljaj, Fangaj e Kalaja, të cilët i dhanë një tjetër impuls lojës së shkodranëve, por qipriotët ia dolën të ulin ritmin e të ndalin lojën 2-3 herë, të ndihmuar edhe nga tifozëria në shkallët e “Loro Boriçit”.

Këta të fundit ishin të shumtë në numër për të mbështetur skuadrën e zemrës, por edhe këtë herë u bënë problematikë me shishet e shumta të hedhura në fushën e lojës, të cilat klubi i Vllaznisë pritet t’i paguajë sërish shtrenjtë.

Shkëndijën e fundit për kuqeblutë e dha mesfushori Fjoart Jonuzi, që ekzekutoi saktë një goditje dënimi, por topi i devijuar edhe nga mbrojtja qipriote, u ndal në shtyllë dhe më pas Çoba nuk ia doli ta shtyjë drejt rrjetës, duke bërë që sfida të mbyllej me rezultatin minimal 0-1 në favor të AEL-it.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…