Adriatik Riza Dosti: Kontrasti i ekipeve shqiptare në UEFA Conference League!

Paraqitjet e Partizanit, Lacit dhe Vllaznise në ndeshjet e kthimit te turit te dyte ne Conference League.


Nga Adriatik Riza Dosti

I ndoqa me aq sa munda te treja ndeshjet e kthimit te turit te dyte te tre skuadrave tona ne Conference League…… Partizanit, Lacit dhe Vllaznise …e them me aq sa munda per shkak te orarit te tyre …

Nje Partizan konfuz, kaotik, i rremujshem e pa vizion kerkundi…me asnje lloj shprese e besimi tek vetja qe diten qe mesoi emrin e kundershtarit e nje kundershtar qe ne fund te fundit ishte nje ekip krej normal e qe kurresesi nuk mund te te mundte dy here resht e me 5 gola e ti te mos kishe mundesine ti shenoje nje gol te vetem nderi e te pakten ti merrje nje barazim ne fushen tende e mos pranoje humbjen turperuese 3-0 ne fushe te tij…

Thjesht nje Partizan qe per te dyja ndeshjet e humbura me zviceranet e Bazelit 3-0 dhe 2-0 e vecmas per ate c’ka tregoi ne fushen e lojes nuk meriton asnje resht me teper te shkruar…vecse lutjen qe ndeshje e paraqitje te tilla duhen harruar nje ore e me pare…

Laci luajti ne fushen e veshtire te rumuneve te Universitatea te Crayoves fituesee Kupes dhe e Superkupes se Rumanise ne kete edicion…dhe ja doli e bravo i qofte !

Trajneri Duro e djemte e tij shpresuan provuan e besuan dhe ja arriten qe ta ruajne e administrojne ne menyre perfekte fitoren e nje jave me pare 1-0 ne Elbasan …dhe fale barazimit 0-0 arrijne te shkruajne historine e tyre me te bukur ne kupat e europes ku per here te pare kalojne me merite ne turin e trete …

Nje ndeshje me emocione e qe zgjati pertej 100 minutave e ku lacjanet u treguan heroike vertet e te pa gabueshem ku vecmas portieri Shehrri meriton pergezimet e vecanta te rastit…

Nuk me pelqeu menyra se si Laci u terhoq ne pjesen e dyte ku edhe mund te pesonte gol nga minuta ne minute sikurse ishte efektive ne disa momente loja me kundersulmin e shpejte c’ka i zuri rumunet dy tre here gafil e me pak kujdes lacianet edhe mund te kishin shenuar…

Gjithesesi bravo….urime e suksese krejt djemve te ekipit te Lacit , stafit te tyre drejtues me ne krye trajnerin Shpetim Duro por edhe presidences se ekipit me ne krye Presidentin Pashk Laska…

Ne turin e 3 Laci do te kete perballe skuadren e forte e te njohur belge Anderleht…nje paraqitje dinjitoze do te ishte mese e mjaftueshme dhe krejtesisht e mundeshme …madje pse jo …ne fushen tone duhet te synojme edhe per nje rrezultat pozitiv ku barazimi do te ishte mese dinjitoz…dhe jo edhe aq i veshtire sa c’ mendojne skeptiket e ata qe te mundin ende pa e zhvilluar ndeshjen duke te bombarduar me historira e e emra ekipesh te medha…

Vllaznia eshte mundur edhe ne ndeshjen e kthimit ne fushe te vet e serisht me te njejtin rrezultat 1-0 nga qipriotet e Ael Limassolit …
Nje Vllazni qe la shume per te deshiruar ne lojen e saj ne te gjitha aspektet e ne cdo drejtim…nje Vllazni totalisht zhgenjyese e shume larg pritshmerive e sidomos nga ajo loje e nga ai rrezultat qe tregoi pak dite me pare ne ndeshjen e kthimit ndaj boshnjakeve te Shiroki Brijeg…

Mendoj se Vllaznine me se shumti e mundi dhe e eliminoj euforia tipike e njohur shkodrane dhe mbivleresimi i vetes e nenvleftesimi i kundershtarit se sa realisht vete kundershtari qe per mua ishte nen nivelin mesatar e kejtesisht i mundshem per tu mundur e per tu kaluar…

Asgje nuk bene qipriotet per te qene mbi Vllaznine pervec golit qe ju dha fitoren e kualifikimin e merituar…nga ana tjeter absolutisht ne fushe nuk u pa ajo lloj Vllaznie qe duhej ti mundte e ti eliminonte ata ndaj dhe humbja e eliminimi i Vllaznise ishte mese i merituar e per kete fajtore jane se pari vete lojtaret e saj e pas tyre sigurisht edhe stafi i tyre drejtues…

Te pa faleshme e krejtesisht te denueshme veprimet skandaloze te disa tifozeve krejt te pa pergjegjshem ne ”Loro Borici” teksa inatin e humbjes e te eliminimit e nxorren duke hedhur here pas here objekte krejtesisht te ndaluara ne fushen e lojes c’ka eshte rast i perseritur ne fushen e stadiumin e shkodraneve dhe qe jam mese i sigurte se do tu kushtoje shtrenje aq me shume kur gjoba e majme prej UEFA … pas ndeshjes me boshnjaket sapo ka mberritur ne klubin shkodran…

Une pashe nje Vllazni qe ishte thjesht hija e vetes dhe e emrit te saj …dhe pashe edhe ca rrugace ne shkallet e stadiumit qe gjuanin me shishe uji ne fushe lojtaret e qe kurresesi nuk mund te perfaqesojne dot tifozin e mrekullueshem e objektiv shkodran…

Ne turin e 3 …futbolli shqiptar tashme do te perfaqesohet nga Teuta e cila do te kete perballe irlandezet e Shamrock Rovers dhe Laci qe do te perballet me belget e Anderlehtit…

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…