Enciklopedia e Saimirit… Abidin Dino, regjisori shqiptar i filmit të famshëm “Goal” për Botërorin “Angli 1966”

Babai i Abidin Dinos se ri ishte Rasih Dino (1865–1928), Firmetar i Pavarsise me 28 nentor 1912.


Nga Saimir Z. Kadiu

SHQIPTARI ABIDIN DINO…REGJIZORI I FILMIT TE FAMSHEM “GOAL” PER BOTERORIN E VITIT 1966…

“Goal” (1966) nga Abidin Dino (1913 – 1993)

55 vjet me pare, me 30 korrik 1966, Anglia mundi ne finalen e madhe RFGJ 4-2 pas kohes shtese dhe u shpall Kampione e Botes.
Per aresye te moshes ( kam qene vetem 3 vjec) nuk kam patur fatin ta shikoja live kete boteror fantastik.

Por disa vite ne pas do te ishte nje film fantastik per kete boteror te cilin do ta shikoja dhjetra here tek kinema Dajti.
Dhe yjet e 66-tes Bobby Charlton, Bobby Moore, Jeff Hurst, Seeler, Beckenbauer, Eusebio, Haller, Jashin, Albert, Ratini etj. me dukeshin si fqinj qe i takoje cdo dite tek kinema Dajti…

Filmi “Gol” do te behej nje dashuri e madhe e brezit tim qe luante “mendsh” per kembetopin…

Por askush nuk e dinte qe ky film dokumentar i jashtezakonshem kishte lidhje edhe me shqiptaret…

Nje nga regjizoret e tij, ai me artisti, ai me fantazisti, ai me romantiku ishte ne gjak shqiptar nga nje familje e madhe shqiptare..
Quhej Abidin Dino…

Abidin Dino vizatoi nje numër skicash të shpejta të skenave në Londër në vitin 1966 në format A4 në përgatitje të dokumentarit “Goal! World Cup 1966”.

Me regji nga Abidin Dino dhe Ross Devenish filmi “GOAL”, fitoi Çmimin BAFTA për dokumentarin më të mire per Kupen e Botes 1966.
Ka qene nje nga dokumentaret me te mire te historise se futbollit. Detajet fantastike te filmit jane te gjitha made in Abidin Dino…
Nuk ishte thjesht nje film per futbollin… por perfshinte jeten, ndjenjat dhe boten e njerezve qe ndiqnin lojen magjike te topit.

Keto vizatime te veçanta qe po postoj jane një imazh i gëzueshëm per njerëzit qe dëgjojnë një lojë futbolli në Rrugën Carnaby.
Jane vizatime rastësore, por qe kapin energjinë dhe lumturinë e njerëzve që festojnë golin e shënuar. (Keto vizatime jane në koleksionin e Muzeut Sakip Sabanci, Stamboll, Turqi)

Dino ishtë një nga mjeshtrat e pikturës moderne turke, me i madh piktor turk i shekullit XX.

Ka lindur në Stamboll ne nje familje me origjinë shqiptare nga Çameria. Gjyshi i tij ishte Abidin Dino (lindur ne Preveze te Çamerise ne vitin 1843 dhe vdekur ne Turqi ne vitin 1906), Minister i Jashtem i Turqise dhe nje nga organizatoret e Lidhjes se Prizrenit. Nje personalitet i madh i kohes…njekohesisht edhe themeluesi i burses se Stambollit.

Babai i Abidin Dinos se ri ishte Rasih Dino (1865–1928), Firmetar i Pavarsise me 28 nentor 1912.

Në vitin 1913, Rasih Dino ishte kryetar i delegacionit të Shqipërisë se Ismail Qemalit ne Londer ne kohen e nenshkrimit te Traktatit te Londrës, i shoqëruar nga Mehmet Konica dhe Filip Noga.

Ky delegacion i paraqiti kryetarit të konferencës, ministrit të Punëve të Jashtme të Perandorisë Britanike, Eduard Greit vijën e kufirit shtetëror të viseve etnike shqiptare, një pasqyrë të hollësishme të mbi përbërjen e popullatës që banonte krahinat që duheshin përmbledhur brenda shtetit shqiptar.

Artisti i ardhshem jetoi bashke me familjen e tij në Zvicër dhe Francë deri në moshën 12 vjeç.

Me pas filloi shkollën e mesme amerikane “Robert College” ne Stamboll, por u largua për tu bërë piktor. Punoi si karikaturist dhe ilustrues dhe i përfshirë në projekte në Leningrad, Moskë, Kyiv ( i ftuar nga kineasti i famshem rus Sergey Yutkevich, regjizori i ardhshem i fimit Skenderbeu), Paris.


Dino projektoi gjithashtu Pavionin turk për Panairin e New York-ut në 1939.

Pas luftes ai nuk parapelqehej nga politika turke e kohes … u internua në Turqinë juglindore dhe më pas me ndihmen e miqve te tij emigron në Paris, ku jetoi deri në vdekjen e tij ne vitin 1993.

Mik i ngushte i personaliteteve te tilla si Picaso, Gertrud Stein, Tristan Tzara, Nazim Hikmet, Jashar Qemal, Max Ernst etj.
Para dy vitesh isha per nje vizite pune ne Stamboll. Shfrytezova rastin edhe per te pare disa librari te famshme te qytetit me te rendesishem turk, midis te cilave edhe librarine e famshme Denizler Kitabevi ne Beyoglu, sidomos per librat e vjeter, hartat e shekujve te kaluar, gravurat, vizatimet e piktoreve te medhenj turq apo fotografite e te madhit Ara Guler …

Krenari e veçante kur librashitesi shume i kulturuar permendi “arnautin” Abidin Dinon si piktorin me te madh dhe me te rendesishem turk te shekullit XX…


Nga fisi Dino kanë dalë edhe dy piktorë të tjerë të shquar, Arif Dino (vëllai i Abidinit) i cili jetoi dhe krijoi në Stamboll dhe në Paris, si dhe Ali Dino (1890-1938), një nga piktorët më të njohur në Greqinë e viteve ’30-të si dhe deputet ne parlamentin grek.

Motra e tij Lejla Dino ishte kryetare e Shoqatës së Grave shqiptare të diasporës që do t’i shkruante letër gruas së presidentit Wilson për mbrojtjen e kufijve të Shqipërisë pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore.

Vellai tjeter Ahmet Dino ishte nje nga vallëzuesit modernë më në zë të Zvicrës në kohën e vet.
Ne atdheun e te pareve te tij, ne Sarande, ka nje rruge qe mban emrin Abidin Dino. Por nuk dihet eshte per gjyshin apo per nipin…(mendoj qe eshte per gjyshin. Nipin nuk e njohin)

Perkthyesi i njohur Jusuf Vrioni (nga nena) eshte kusheri i afert i Abidin Dinos. Te dy personalitet u takuan me njeri tjetrin ne Paris ne tetor 1992.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…