Xhevdet Zekaj: Eliminim që dhemb, por Vllaznia duhet përshëndetur për paraqitjen në Conference League

Një eliminim që dhemb për kuqeblutë, por paraqitja e tyre në dy ture të “Conference League” duhet përshëndetur. Të mos harrojmë se Vllaznia kthehej në Kupat e Europës pas 10 vitesh mungesë.


Nga Xhevdet Zekaj, Xhuvani Sport

Ishte shprehur 100 për qind i sigurt se do të kualifikohej Vllaznia, pas humbjes minimale të një jave më parë në Qipro. Duke llogaritur edhe mbështetjen e madhe të tifozëve, që ishte në shkallën sipërore, Thomas Brdaric kishte bërë llogari të tjera për kthimin ndaj AEL Limasol.

Dy shtylla e ndalën Vllazninë e tij, plus kundërshtari i vendosur mirë në fushë, që shënoi edhe një gol në “Loro Boriçi” mendoi të mos pësonte. Një eliminim që dhemb për kuqeblutë, por paraqitja e tyre në dy ture të “Conference League” duhet përshëndetur. Të mos harrojmë se Vllaznia kthehej në Kupat e Europës pas 10 vitesh mungesë.

Trajneri Brdaric bëri këtë analizë, pas ndeshjes së mbrëmshme: “Jemi të zhgënjyer që humbëm, pasi donim të fitonim. Ishim të pafat gjatë ndeshjes me disa situata. Duhet të pranojmë rezultatin e ndeshjes. Në qoftë se i sheh rezultatet e këtyre takimeve, e kupton që ata e merituan kualifikimin në raundin tjetër.

Gjithsesi, kjo eksperiencë do të na vlejë. Duhet të jemi krenarë që shkuam në këtë raund dhe kemi ndërtuar një Vllazni të re shumë të mirë. Mendoj se gjëja e parë në futboll është të shënosh, nëse do që të fitosh. Ne nuk shënuam në këto dy ndeshje. Nga këtu filloi dhe gabimi ynë.

Megjithatë, lojtarët luftuan, kishin shpirt gare dhe kjo është gjë e mirë. Pas kësaj ndeshjeje, fillimit duhet të çlodhemi pak, pasi kemi punuar shumë. Nga kjo ndeshje jam i sigurt që do të dalim më të fortë, pasi kemi mësuar shumë”.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…