Pashk Laska jep 70 mijë euro për kualifikimin e Laçit ndaj Universitatea Craiova

Kualifikimi ndaj rumunëve të Universitateta Krajovës është një arritje historike për Laçin dhe padyshim ky sukses i skuadrës është shpërblyer nga presidenca e klubit.


Laçi konsiderohet klub i vogël, por skuadra e presidentit Pashk Laska e ka treguar veten në vitet e fundit, jo vetëm në futbollin vendës, por edhe në kupat e Europës.

Nëse një vit më parë kurbinasit iu gëzuan kalimit në turin e dytë të Ligës së Europës, pas eliminimit të azerëve të Keshlas, këtë edicion Laçi i drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro ka hapur një faqe të ndritur në historinë e klubit duke kaluar dy ture në Europë.

Kualifikimi ndaj rumunëve të Universitateta Krajovës është një arritje historike për Laçin dhe padyshim ky sukses i skuadrës është shpërblyer nga presidenca e klubit.

“Panorama Sport” ka mësuar se drejtuesit e Laçit kishin vendosur të motivonin ekipin me një premio rreth 70 mijë euro për kualifikimin ndaj Universitatea Krajovës.

Të besuarit e trajnerit Duro, jo vetëm që shkruan historinë e bardhezinjve në Europë, por “ngrohën” edhe xhepat me përfitimin e shumës së akorduar nga presidenti Laska.

Padyshim premioja 70 mijë euroshe ka qenë më se e merituar për futbollistët, të cilët në dy përballjet me milionerët rumunë treguan shpirtin në fushë dhe morën një kualifikim historik. /ILIR CARA – PANORAMASPORT.AL/

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…