Italiani Lamont Marcell Jacobs triumfon në 100 metra

Njeriu më i shpejtë në botë është italiani Marcell Jacobs. 26-vjeçari triumfoi në finalen e 100 metrave në Olimpiadën e “Tokio 2020” me kohën 9”80.


Njeriu më i shpejtë në botë është italiani Marcell Jacobs. 26-vjeçari triumfoi në finalen e 100 metrave në Olimpiadën e “Tokio 2020” me kohën 9”80. Kerley dhe De Grasse ngjiten gjithashtu në podium me medaljen e argjendtë dhe atë të bronztë.

Pas Gianmarco Tamberit, atletika italiane e mbyll këtë 1 gusht fantastik me një tjetër medalje ari të bujshme, të jashtëzakonshme, të pabesueshme. Lamont Marcell Jacobs është kampion olimpik në garën e sprintit (100 m) Nuk kishte ndodhur kurrë që një italian të arrinte majën e podiumit.

Renditja: 

1) Lamont Marcell Jacobs (ITA) – 9.80

2) Fred Kerley (USA) – 9.84

3) Andre de Grasse (CAN) – 9.89

4) Akani Simbine (RSA) – 9.93

5) Ronnie Baker (USA) – 9.95

6) Bingtian Su (CHN) – 9.98

Në historinë e sportit italian edhe Gianmarco Tamberi. Atleti i kaltër fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Tokios duke kërcyer 2.37 në garën e kërcimit së larti.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…