Fluturo Luiza!

Fluturo Luiza, fluturo dhe na ndero! Shqipëria është ‘vendi i çudirave’, por mos u dekurajo!


Nga Aranit Muraçi, kryeredaktor i Agon News

Fluturo Luiza, fluturo dhe na ndero! Shqipëria është ‘vendi i çudirave’, por mos u dekurajo!

Luiza Gega, atletja kampione dhe rekordmene e vendit tonë është kualifikuar në finalen e madhe të Lojrave Olimpike “Tokyo 2020”. Në garën e 3000 metrave me pengesa, Luiza arriti kohën 9.23.85 dhe doli e 5-ta në baterinë e saj, duke u kualifikuar automatikisht për në finalen e 4 gushtit.
Edhe sikur të mos marrë medalje, Luiza e atletikës sonë, ia doli të paraqitet me sukses, pasi është atletja e parë shqiptare në historinë e lojrave olimpike që shkon në finale.

Më herët peshëngritësi Briken Calja doli i 4-ti në botë, shumë pranë medaljes së bronxtë.

Paraqitje për t’u lavdëruar bënë edhe atleti Izmir Smajlaj, si dhe xhudisti Indrit Çullhaj. Nuk mund të quhet paraqitje zhgënjyese as ajo e peshëngritësit Erkand Qerimaj, i 9-ti në botë.

Do të ishte fantastike për Shqipërinë që të shkruajë emrin në librin e artë të olimpiadave dhe këtë shans në “Tokio 2020” e ka Luiza Gega, ndonëse në disiplinën e saj, është shumë më e vështirë për shkak të konkurrencës.

Janë padiskutim këta emra me meritë të plotë sportistët tanë elitarë, të cilët për nga rezultatet dhe vëmendja që ka marrë sporti në vendin tonë, mund të quhen edhe heronj.

Rezultati më i mirë që ka arritur Shqipëria në një olimpiadë është ai i peshëngritësit Ymer Papmuri, i cili doli kampion Bote në Mynih 1972, por sipas rregullores së asokohe nuk u përfshi në zonën e medaljeve. Kur u kthye shtypi i kohës do të shkruante: Rikthehet kampioni i Botës, sipas rekomandimit të partisë dhe të udhëheqjes. Kështu ia hoqën kampionit disi meritat e tij individuale, ndërsa pas ’90 ai u la në totalisht në mëshirë të fatit nga politikat e mbrapshta karshi sportit.

Pas ’90, me sportistët dhe kampionët e vërtetë, shteti shqiptar është tallur vazhdimisht në një formë apo tjetër, duke shkuar deri aty saqë sot njeh të vetmin “kampion Bote” një falsifikator. Ministria e Kulturës, pjesë e së cilës ishte sporti në ato vite, për titullin “kampion Bote” një boksieri anonim i dha sipas “legjislacionit” 100 milion lekë shpërblim. Federata Ndërkombëtare e Boksit nuk e njihte as si anëtar këtë “kampion” me përmasa botërore.

Ishin vitet kur Luiza Gegës iu mohua padrejtësisht pjesëmarrja në Olimpiadën “Londër 2012”, për të çuar në vendin e saj një militante partie, e cila u tërhoq nga gara sapo ajo nisi. Tha se u dëmtua, por nuk harroi të shtonte frazën, “rëndësi kishte pjesëmarrja.”

Luiza u zhgënjye shumë, por nuk u demotivua, duke gjetur forcë për të fluturuar me meritë nga një garë ndërkombëtare në një tjetër, për të merituar titullin kampione me rezultate individuale dhe për të korrur sukses edhe në olimpiadat e mëvonshme.

Ajo ka mbetur sot shpresa e vetme e Shqipërisë për medaljen e parë në një olimpiadë. Sidoqë që të shkojë, “flutura” e atletikës sonë, është padiskutim një kampione e madhe e Shqipërisë, me përmasa ndërkombëtare.

Kosova i bëri krenarë të gjithë shqiptarët me dy medeljet e arta që fitoi në Tokio 2020, nga xhodo, përkatësisht me dy sportiste të talentuara, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.

Shqipëria nuk rivalizon me Kosovën, por përkundrazi, suksesi i tyre është i kombit tonë.

Shqipëria nuk ka marrë më të mirën nga sportistët e saj, në ato disiplina ku mund të bëjë diferencën në olimpiada dhe gara prestigjoze ndërkombëtare, siç është peshëngritja, edhe për arsyen sepse Briken Calja është shpërblyer më vonesë si kampion Europe, dhe jo me shpejtësi si një falsifikator.

Kina, SHBA dhe vendet e mëdha i zbulojnë talentët që në moshën 8 ose 9 vjeç dhe i kthejnë në kampionë olimpikë duke shpenzuar për ushqimin e tyre aq sa shpenzon Shqipëria për trajnimin, pagat, dhe shpërblimin.

Në arenën ndërkombëtare vendi ynë mund të konkurojë me vendet fqinje, vetëm përmes një strategjie afatgjatë zhvillimi, por pa falsifikatorë dhe amatorë, si deri tani.

Garat ndërkombëtare, sidoemos ato sportive, nuk janë si ato garat e ‘çudirave’ për specialistë ujësjellësi në vendin tonë, që mund t’i fitojë kushdo.

Prandaj Fluturo Luiza, fluturo, siç di vetëm ti dhe na ndero! Kurrë mos u dekurajo! Bashkë me trajnerin e nderuar Taulant Stërmasi, ekipin dhe familjen që të mbështet, ti bashkë me sportistët e sportistet e tjera elitarë të vendit, keni arritur rezultatet më dinjitoze, më të ndershme dhe spektakolare, pse jo, edhe më heroike. Koha do të jetë herët e vonë me ju.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…