Shqipëri-Hungari nën monitorimin e “VAR”

Ndeshja e Kombëtares me Hungarinë në “Air Albania” do të jetë e para që do të luhet nën monitorimin e VAR.


VAR zbarkon zyrtarisht në Shqipëri në 5 shtator.

Ndeshja e kombëtares kuqezi me Hungarinë në Air Albania do të jetë e para që do të luhet nën monitorimin e moviolës në fushë në vendin tonë, teksa konfirmohet se kombëtarja Shqiptare, në ndeshjet e saj të radhës do të ketë edhe Var-in vëzhgues.

Uefa bëri të ditur, se si konsenguencë e një vendimi të marrë nga Komiteti Ekzekutiv i Uefa-s, organ ku është anëtar dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, në muajin korrik që lamë pas, sistemi i Video Asistan Referee, VAR, do të përdoret me konsensusin e Fifa-s, në të gjitha ndeshjet e mbetura, të kualifkueseve europiane për Kupën e Botës Katar 2022. Sistemi do të jetë operativ që nga raundi i katërt i ndeshjeve, dhe do të përdoret në të gjitha ndeshjet e mbetura duke nisur nga shtatori.

Kjo do të thotë se Shqipëria do të luajë ndeshjet e saj të radhës, atë me Poloninë në Varshavë në 2 shtator, dhe përballë Hungarisë në Air Albania 3 ditë më pas me sistemin e moviolës në fushë.

Pikërisht kjo do të jetë ndeshja e parë me video moviolën në fushë në vendin tonë. Një risi kjo që sezonin që vjen do ta përjetojë edhe kampionati shqiptar duke nisur nga sezoni i ardhshëm, me Federatën që ka nisur prej muajsh punën për aplikimin e tij në disa nga ndeshjet e Kategorisë Superiore, e madje duke përgatitur trupën e arbitrave dhe asistentëve për të operuar me Var për të patur në dispozicion përvec teknoplogjisë dhe burimet e nevojshme njerëzore me certifikimin e ekspertëve nga trupa e arbitrave.

Aktualisht në komunitetin e futbollit shqiptar, Enea Jorgji është i çertifikuar si arbitër i VAR, ndërsa Denis Rexha dhe Ridiger Coka janë çertifikuar si AVAR, asistentë të Var me kurset që kanë bërë në dy vitet e fundit pranë UEFA-s.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…