Leo Messi – nga djaloshi i turpshëm, në më të madhin e historisë!

6 Topa të Artë, 35 trofe me Barcelonën në total, tituj pafund, plot 10, Superkupa të Spanjës 8, Kupa Mbreti 7, për të kaluar më pas në arenën ndërkombëtare me 4 Champions League, 3 Superkupa të Europës dhe 3 Kupa Bote për klube.


Te Barcelona për momentin nuk kanë fjalë. Pas 21 vitesh mes skuadrave të rinjëve, atyre B dhe C dhe ekipit të parë Lionel Messi është larguar zyrtarisht nga Barcelona, duke mbyllur një nga epokat më të ndritura të klubit katalanas që falë klasit dhe magjive të Messi fitoi një mal me trofe gjatë një dekade e gjysmë. 6 Topa të Artë, 35 trofe me Barcelonën në total, tituj pafund, plot 10, Superkupa të Spanjës 8, Kupa Mbreti 7, për të kaluar më pas në arenën ndërkombëtare me 4 Champions League, 3 Superkupa të Europës dhe 3 Kupa Bote për klube.

Golat dhe asistet me fanellën e Barcelonës i kalojnë 1000 së bashku, pasi ka shënuar 672 herë dhe ka asistuar 305 herë, në 778 ndeshje të luajtura. Shifra këto të një legjende që do të mbetet dhe do të kujtohet pas qindra vitesh nga tifozët e Barcelonës dhe të apasionuarit e futbollit. Barcelona ka qenë aq e papërgatitur nga ky largim i papritur i Messit saqë për ta falenderuar ka postuar dy video me momentet më të mira të yllit argjentinas me fanellën e Barçës në të cilat klubi ka bërë vetëm dy dedikime të shkurtra. Në të parin lexohet “Faleminderit Leo”.

Ndërsa në videon e dytë ku tregohen momentet e rritjes së kampionit nga Rosario me fanellën e Barçës me Messin, klubi shkruan: “ Nga një djalosh në më të madhin e historisë”, me imazhet që tregojnë hap pas hapi ndryshimet që ka patur Leo Messi në pamjen e jashtme nga viti 2005 deri në 2021-in. Një si Leo vështirë se do të lindë më në futboll prandaj edhe Barcelona e ka shumë vështirë të përtypë largimin e 34-vjeçarit pas një jete nga klubi blaugrana.

Lexo më shumë

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…