Odise Roshi firmos për Bolusporin, në Ligën e Parë turke

Pjesë e kësaj skuadre janë edhe dy futbollistë të tjerë shqiptarë, portieri Gentian Selmani dhe Dejvi Bregu.


Turqia, toka e premtuar për futbollistët shqiptarë, madje dhe për ata të konfirmuar në arenën ndërkombëtare. Odise Roshi është i fundit që transferohet futbollin turk, pas një përvojë pesëvjeçare tek Akhmat Grozny në kampionatin rus.

30-vjeçari ka firmosur për Bolusporin, në Ligën e Parë turke, kontratë njëvjeçare me të drejtën e rinovimit edhe një sezon tjetër. Pjesë e kësaj skuadre janë edhe dy futbollistë të tjerë shqiptarë, portieri Gentian Selmani dhe Dejvi Bregu.

Në njoftimin e klubit turk i mëshohet faktit që Roshi ka luajtur në 20 ndeshje të Bundesligës, kur ishte pjesë e Kolnit, si dhe kontributit të tij me 59 ndeshje dhe 5 gola në përfaqësuesen kuqezi.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…