Lionel Messi te PSG, “qershia mbi tortë”

Buja e transferimit të Lionel Messit te PSG nuk mund të kalojë vetëm me një ditë, pasi “Messi days” vijojnë ende, me argjentinasin të cilit iu rezervua një pritje e jashtëzakonshme ditën e djeshme në kryeqytetin francez, teksa më pas firmosi edhe kontratën që do ta mbajë për dy sezone në “Parc des Princes”.


Buja e transferimit të Lionel Messit te PSG nuk mund të kalojë vetëm me një ditë, pasi “Messi days” vijojnë ende, me argjentinasin të cilit iu rezervua një pritje e jashtëzakonshme ditën e djeshme në kryeqytetin francez, teksa më pas firmosi edhe kontratën që do ta mbajë për dy sezone në “Parc des Princes”.

Tri ditë më parë ylli argjentinas i dha lamtumirën Barcelonës nëpërmjet një konference zyrtare, ku nuk i shmangu lotët, ndërsa në ditën e tij të dytë në Paris, bëri edhe prezantimin zyrtar ashtu siç e meriton, teksa nuk mund të mungonte as një konferencë për shtyp, ku e pati të vështirë të ndajë se cilat ishin emocionet më të forta, ato të largimit nga katalanët, apo ato të pritjes nga francezët.

“Ka qenë një javë shumë emocionuese për të gjithë gjërat që ndodhën. Ndodhi gjithçka shumë shpejt, qoftë largimi nga Barcelona, qoftë vendimi për t’u transferuar në Paris, bashkë me familjen time. Largimi nga Barcelona ka qenë padyshim i vështirë për mua, pasi kam kaluar një jetë të tërë atje, por tani jam i lumtur që jam këtu dhe po shijoj gjithçka bashkë me familjen time. Sigurisht që nuk mund të lë pas krahëve kaq shpejt emocionet e largimit nga Barcelona, si të mos kishte ndodhur asgjë, por tani po shijoj momentin këtu”, deklaroi ylli argjentinas.

Në një skuadër të mbushur me yje, Messi do të jetë pikërisht “qershia mbi tortën” që kanë “gatuar” Leonardo dhe presidenti Al Khelaifi, ndërsa vetë ylli argjentinas pranon se mezi pret të stërvitet e të luajë me shokët e tij të rinj në skuadër.

“Jam shumë i lumtur që në përditshmërinë time do të kem mundësi të punoj e të luaj me një organikë me futbollistë spektakolarë. Kanë ardhur shumë futbollistë të mëdhenj dhe ndërkohë kishte shumë të tillë edhe më parë në ekip, ndaj mezi pres të stërvitem e të luaj me ta. Kam bindjen që do të jetë diçka fantastike për të gjithë ne”, u shpreh Messi.

Tifozët në Francë i rezervuan një pritje të jashtëzakonshme, pasi mijëra zbarkuan në aeroport për t’i uruar mirëseardhjen 6 herë fituesit të Topit të Artë, megjithatë për të parë ‘magjitë” e tij në fushën e lojës do t’u duhet të presin ende edhe disa ditë.

“Më rezervuan një pritje të çmendur. Ishte gjithçka e mrekullueshme. Edhe në qytet të gjithë përpiqeshin të më afroheshin e të më takonin. Jam i sigurt që do të kalojmë momente të jashtëzakonshme së bashku. Nuk e di kur do të zbres në fushë, pasi vij nga pushimet dhe kam nevojë për disa ditë stërvitje, që të arrij nivelin e duhur përgatitor. Do të nis stërvitjen menjëherë dhe më pas do të jetë stafi që do të vlerësojë kur do jem gati për të luajtur”, tha Messi.

Paris Saint Germain investon prej vitesh për të sjellë në kryeqytetin francez emrat më të mëdhenj të futbollit, por suksesi në Europë deri tani ka munguar, megjithatë ardhja e një futbollisti si Messi e shndërron triumfin në Ligën e Kampionëve në detyrim.

“PSG është një klub shumë i madh, që ka investuar duke sjellë futbollistët më të mirë këtu dhe unë jam gati të jap kontributin tim në fushë, për arritjen e objektivave. Ambiciet e mia me të klubit përputhen plotësisht dhe duam suksesin në Ligën e Kampionëve, ndonëse është një kompeticion shumë i vështirë për të fituar. Ndonjëherë nuk mjafton të kesh skuadrën më të mirë në botë, pasi diferencën e bëjnë detajet, por duhet edhe pak fat, megjithatë ne jemi gati të provojmë”, u shpreh argjentinasi.

Te klubi francez, Lionel Messi do të rigjejë sërish mikun e tij, brazilianin Neymar, me të cilin ka kaluar tre vite të mrekullueshme te Barcelona, por gjithashtu do të stërvitet edhe nga një tjetër njohje e vjetër e tij, argjentinasi Maurizio Pochettino.

“Me trajnerin kam folur menjëherë dhe jemi të dy në të njëjtin drejtim. Bashkë njihemi prej kohësh dhe ndajmë ide të njëjta për futbollin. Njoh disa futbollistë që janë pjesë e skuadrës, mes tyre edhe Neymar, ndaj edhe kjo ishte e rëndësishme për vendimin tim, megjithatë kryesorja ishte fakti që klubi është ambicioz prej vitesh dhe kërkon të fitojë gjithmonë. Kjo ilustrohet edhe nga fakti, që në çdo rol, klubi ka më të mirët e botës”, deklaroi Messi.

Në fund ylli argjentinas ka një mesazh të shkurtër edhe për tifozët e Barcelonës, klub ku shkroi historinë, teksa e mbyll konferencën duke theksuar se te PSG nis një etapë e re e karrierës së tij futbollistike.

“Te Barcelona e dinin të gjithë që unë jam një fitues dhe dua të luaj gjithmonë për të fituar në nivele të larta. Nuk e di nëse do të luajmë përballë Barcelonës. Rikthimi në Spanjë do të ishte padyshim i bukur, por edhe i vështirë në të njëjtën kohë. Gjatë këtyre viteve të karrierës time, jam rritur shumë dhe sigurisht që kam ndryshuar. Kam fituar shumë eksperiencë dhe tani jam gati të nis një etapë të re të karrierës, këtu te Paris Saint Germain”, u shpreh Lionel Messi.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…