Paris Saint Germain, 302 milionë euro vetëm paga

Me transferimin e Lionel Mesit dhe rrogën 35 milionë euro neto në sezon, fatura e pagave të gjigantëve francezë të PSG-së mbërrin në 302 milionë euro dhe lë pas atë të Realit të Madridit (250 milionë euro)


Me transferimin e Lionel Mesit dhe rrogën 35 milionë euro neto në sezon, fatura e pagave të gjigantëve francezë të PSG-së mbërrin në 302 milionë euro dhe lë pas atë të Realit të Madridit (250 milionë euro). Një pjesë e mirë e faturës së spanjollëve u lirua prej largimit të kapitenit Serxho Ramos, i cili firmosi pikërisht me PSG-në dhe e qendërmbrojtësi tjetër, Rafael Varan (u transferua te Mançester Junajtidi).

Dhe nëse Kilian Mbape do të rinovojë në “Parc des Princes”, atëherë shpenzimet e klubit parisien do të shtoheshin akoma më shumë.

Sot, PSG ka faturën e rrogave më të shtrenjtë në botë jo vetëm për një klub futbolli, por edhe për çdo klub sportiv në planet. Në vend të tretë, renditet Mançester Junajtid me bilancin e rrogave që u shkon 237 milionë euro. Në vend të katërt zbret Barcelona.

Dhe është pikërisht efekti Mesi që sjell një zbritje prej tri shkallësh të klubit katalanas, që me “Pleshtin” në skuadër ishin klubi sportiv me rrogat më të larta (281 milionë euro). Pas katër klubeve të futbollit, vendin e pestë e plotëson skuadra amerikane e bejsbollit, Los Anxheles Doxhers (227 milionë euro).

Juventusi renditet në vend të gjashtë me faturën 217 milionë euro, ndjekur nga Bajerni i Mynihut (195 milionë euro), Çelsi (192 milionë euro), Dallas Kaubojs (futboll amerikan, 186 milionë euro) dhe Klivlend Brauns (185 milionë euro).

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…