Regi Lushkja i shënon Anderlecht, Laçi mbyll aventurën në Conference League

Ekipi kurbinas shmangu humbjen me goleadë në Belgjikë, madje edhe duke shënuar një gol (2-1).


Laçi e kishte mbyllur çështjen e kualifikimit që në takimin e parë ndaj Anderlechtit, që e kishte mposhtur 0-3 në “Elbasan Arena”. Gjithsesi, ekipi kurbinas shmangu humbjen me goleadë në Belgjikë, përballë një kundërshtari shumë më cilësor, madje edhe duke shënuar një gol (2-1).

Skuadra e Vincent Kompany dominoi që në minutat e para, me takimin që u zhbllokua në minutën e 32-të nga Amuzu, ndërsa për të gjetur golin e dytë duhej të vinte minuta e 72-të, kur Verschaeren e tundi sërish rrjetën e portës së mbrojtur nga Sherri.

Laçi dha disa Shkëndija, siç ishte goditja e lirë e Zylfiut në pjesën e parë, që përfundoi paksa mbi tra, për të ardhur më pas te goli i 2-1, i shënuar nga Lushkja, pas pasimit të marrë nga Zarubica. Laçi eliminohet nga Anderlechti me rezultat të përgjithshëm 5-1, por largohet me kokën larg nga ky Confernece League, ku shkoi deri në raundin e tretë, madje duke eliminuar një emër të respektueshëm në futbollin rumun, si Universitatea e Craiovës.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…