Shamrock Rovers eliminon “Djemtë e Detit” nga Conference League

Teuta kapitullon në ndeshjen e dytë ndaj Shamrock Rovers në “Elbasan Arena”, ku u mposht 0-2, dhe e ndal në raundin e tretë të Conference League rrugëtimin në Europë, që e nisi në raundin e parë të Champions League.


Teuta kapitullon në ndeshjen e dytë ndaj Shamrock Rovers në “Elbasan Arena”, ku u mposht 0-2, dhe e ndal në raundin e tretë të Conference League rrugëtimin në Europë, që e nisi në raundin e parë të Champions League.

“Djemtë e Detit” kishin krijuar pritshmëri për ta kaluar këtë kundërshtar, por misioni për të përmbysur humbjen minimale të sfidës së parë rezultoi i pamundur. Sigurisht që historia e kësaj ndeshjeje do të mund të ishte shkruar ndryshe nëse Taulant Seferi në minutën e 16-të nuk do të humbte atë rast të pastër pas asistit perfekt të marrë nga Kallaku.

Ligji i futbollit, nëse nuk shënon, e pëson, u tregua i ashpër me skuadrën e Martinit. Në minutën e 19-të, një gabim në nisjen e aksionit për pak i kushtoi rëndë Teutës, me topin që mbeti në lojë pasi rroku lehtësisht shtyllën, por gabimi i Aleksit pak sekonda më vonë në mbulimin e kundërshtarit u shfrytëzua nga Gaffney, që përballë Frashërit shënoi me qetësi golin e epërsisë dhe të qetësisë për Shamrockun.

Mundohet të kundërpërgjigjet Teuta në minutat në vazhdim të fraksionit hapës, por Daja, Plaku dhe Seferi nuk e kanë agresivitetin e duhur për të tundur rrjetën e kundërshtarit.

Skuadra durrsake e nisi me vrull pjesën e dytë, por në momentin e saj më të mirë u ndëshkua nga autori i golit të parë, Gaffney, që nëpërmjet kundërsulmit ndëshkoi sërish Frashërin, 0-2.

I zbehtë reagimi i Teutës, që në pak raste vuri në provë portierin Mannus, por pa mundur të shënonte qoftë një gol që do të ndizte shpresën për një përmbysje të madhe. Mbyllet 0-2 në “Elbasan Arena”, me Shamrock Rovers që shkon në fazën play off të Conference League me rezultat të përgjithshëm 3-0.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…