Barça funksionon edhe pa Messin, Braithwaite bën liderin ndaj Sociedad

Katalanët duket se kanë lënë pas krahëve largimin e yllit argjentinas, pasi kanë nisur kampionatin me një fitore të bindëse 4-2 ndaj Real Sociedad.


Shumë kuriozitet për Barcelonën pa Messin, megjithatë katalanët duket se kanë lënë pas krahëve largimin e yllit argjentinas, pasi kanë nisur kampionatin me një fitore të bindëse 4-2 ndaj Real Sociedad.

Pikërisht ndaj baskëve luhej ndeshja e fundit me tifozë në “Camp Nou” marsin e vitit të kaluar, ndërsa fansat u rikthyen sërish në shkallët e stadiumit, por këtë herë nuk patën mundësi të shijojnë magjitë e Messit.

Në mungesë të argjentinasit, trajneri Koeman kishte përdorur një rreshtim 4-3-3, teksa nga minuta e parë kishte vend për blerjet e reja, Eric Garcia e Memphis Depay, i cili u aktivizua në majë të sulmit.

Pikërisht holandezi “gatoi” golin e parë, pasi shërbeu saktë për Pique dhe qendërmbrojtësi dërgoi topin në rrjetë. Më pas ishte danezi Martin Braithwaite ai që shënoi dy herë, nga një gol për çdo pjesë, duke dërguar shifrat në 3-0.

Megjithatë kur dukej se katalanët po shkonin drejt një fitoreje të sigurt, Sociedad shënoi dy gola në harkun e tre minutave, me Lobete e Oyarzabal, duke rihapur takimin dhe bërë më interesante minutat e fundit.

Llogaritë i mbylli Sergi Roberto në minutën e 91-të, që shënoi pas një asisti të Braithwaite dhe vulosi tre pikëshin në start për Barcelonën, që tregoi se mund të bëjë edhe pa Messin.

Vlen të theksohet se i grumbulluar për këtë takim ishte edhe sulmuesi i Kombëtares Shqiptare Rey Manaj, i cili mori fanellën me numër 14 të Coutinhos, por nuk u preferua në fushē nga trajneri Koeman.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…