Aventura e Vllaznisë në Conference League kushton… 43,300 euro gjobë nga UEFA

UEFA ka ndëshkuar klubin shkodran me gjobë. Drejtuesit e Vllaznisë do duhet të paguajnë plot 27,600 euro


Tifozët e Vllaznisë ishin një nga gjërat më të bukura të aventurës europiane të klubeve shqiptare, por pati disa momente, kur edhe ata e humbën toruan dhe u bënë autor të shkeljeve të ndryshme, më e rënda ajo e hedhjes së sendeve në fushën e blertë gjatë ndeshjes me AEL Limmassol në “Loro Boriçi”.

Ashtu siç pritej, UEFA ka ndëshkuar klubin shkodran me gjobë. Drejtuesit e Vllaznisë do duhet të paguajnë plot 27,600 euro si ndëshkim për hedhjen e shisheve në fushë (19,600 euro) dhe bllokimin e shkallëve të stadiumit (8000 euro), që është parë gjithashtu nga delegati dhe është konsideruar shkelje.

Kjo shumë i shtohet edhe 10,700 të tjerave, të marra në ndeshjen e kthimit në Shkodër ndaj Siroki Brijeg dhe 5 mijë të marra në ndeshjen e parë në Bosnje. Kështu, në total Vllaznia do duhet të paguajë plot 43,300 euro në arkat e UEFA-s. Nënkampionët përfituan 550 mijë euro nga aventura në Conference League

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…